Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas saj, çmimet janë më shtrenjtë se në Milano. Ajo akuzoi qeverinë për thellimin e kësaj krize, duke thënë se ndërtimi po përdoret për pastrim parash dhe jo për të strehuar qytetarët në nevojë
TIRANË- Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë Brunila Haxhiu, ka delaruar se kriza e strehimit në vend është përkeqësuar. Duke folur në një deklaratë për shtyp ajo e cilësoi si një nga faktorët që po shtyn të rinjtë dhe familjet e reja drejt emigrimit masiv. Gjithashtu Haxhiu deklaroi se strehimi është kthyer në luks për shumicën e qytetarëve, me çmime banesash dhe qirash që kanë arritur nivele të papërballueshme.
Sipas saj, çmimet janë më shtrenjtë se në Milano. Ajo akuzoi qeverinë për thellimin e kësaj krize, duke thënë se ndërtimi po përdoret për pastrim parash dhe jo për të strehuar qytetarët në nevojë. Haxhiu thekson se PL propozon një program të qartë për për subvencionimin e strehimit dhe ndërtimin e banesave sociale, duke përfshirë kategori të ndryshme si familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe studentët.
Deklarata e plotë:
Kriza e strehimit në vend është një nga faktorët kryesorë që po nxit largimin masiv të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve dhe familjeve të reja. Sot, strehimi është bërë një luks për shumicën e shqiptarëve. Çmimet e banesave dhe qirave janë rritur në mënyrë të vrullshme, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të shtrenjtë dhe të papërballueshëm për shumë qytetarë. Apartamentet në Tiranë janë më të shtrenjta se në Milano, ndërkohë që pagat janë ndër më të ulëtat në Evropë. Të rinjtë që sapo nisin jetën familjare e kanë të pamundur të blejnë apo të marrin me qira një shtëpi në zonat urbane. Edhe kur ia dalin të marrin një kredi, kostot janë të jashtëzakonshme. Ata mbeten peng i mikrokredive dhe borxheve.
Mungesa e strehimit po ndikon drejtpërdrejt në rënien e lindshmërisë dhe në emigrimin masiv të çifteve të reja. Shumë nga projektet e shpallura nga institucionet për banesa sociale ose për subvencionim kredish janë të vonuara ose të parealizuara.
Qeveria Rama nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit, por përkundrazi e ka rënduar atë, edhe pse biznesi i betonit ka lulëzuar në Shqipëri. Në kryeqytet ka mijëra apartamente të pashitura, sepse ndërtimi nuk po përdoret si mekanizëm strehimi, por si mjet për pastrimin e parave të pista.
Fondi 3% i banesave, që synon t’u merret ndërtuesve për t’u dhënë qytetarëve si banesa sociale, nuk është zbatuar. Ky fond do të mundësonte strehimin e shumë familjeve në vështirësi ekonomike në Tiranë.
Partia e Lirisë ka një vizion të qartë për të zgjidhur këtë problematikë të rëndë sociale. Ne fokusohemi në programet e subvencionimit për përfitimin e strehimit, por njëkohësisht edhe në investime për ndërtimin e banesave sociale. Ky program ka si kritere jo vetëm nivelin e të ardhurave, por edhe përparësi për familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, studentët, etj. Rritje të fondit të buxhetit të shtetit dhe bashkëfinancim me Bashkinë e Tiranës, e cila përballon problematikat më të mëdha në rang kombëtar në politikat sociale të strehimit. Garantimi i një transferte të kushtëzuar për strehimin në shpërndarjen e fondit nga qeveria qendrore. Krijimi i një zëri të veçantë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për strehimin e familjeve që preken nga programet urbanistike.
Programi politik i Partisë së Lirisë shumëfishon numrin e familjeve në nevojë, familjeve të reja dhe të gjitha kategorive sociale që kanë nevojë për mbështetje për strehimin e tyre. Partia e Lirisë ka vullnet të plotë politik dhe është e vendosur për të zgjidhur këtë problematikë sociale.
foto nga stadiumi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot në rrjetet sociale një video ku shihet një...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas djegies së mbeturinave në Vlorë. Përme...
belind këlliçi TIRANË-Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për përballjen e kryetares në...
Blendi Gonxhja TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni Blendi Gonxhja ka reaguar sërish pas vendimit për restau...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot takimet e zhvilluara në Bruksel përbëjnë vetëm...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për gazetarët nga selia blu i ka uru...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku ...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku ...