Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Zelenskyy ka publikuar momentin e takimi në faqen e tij në Facebook ku ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev.

UKRAINË- Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të zi Dritan Abazoviç janë takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Zelenskyy ka publikuar momentin e takimi në faqen e tij në Facebook ku ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”, ka shkruar Zelenskyy krahas pamjeve.
Në videon e publikuar nga Zelenskyy ai pret Ramën dhe Abazoviç në oborrin e pallatit presidencial ku dhe u bë prezantimi i delegacioneve.
"Mirëseerdhët zoti kryeministër"-ju drejtua Zelenskyy Ramës.
Ndërkohë që pas prezantimin të delegacioneve dhe bërjes së fotos zyrtare ata më pas u ngjitën në zyrën e mbledhjeve.
"Faleminderit që erdhë, është shumë e rëndësishme që ju erdhët deri këtu dhe e patë situatën nga afër në mënyrë që të frymëzoni dhe të tjerët"-shtoi Zelenskyy.
Ndërkohë që kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili ishte i ftuar në këtë udhëtim, ka dërguar një videomesazh për të treguar mbështetjen e tij për Ukrainën.
Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
Volodymir Zelenskyy dhe Edi Rama KIEV- Mega-gafë! Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy as që e njeh kreun e qeverisë shqiptare, kryemini...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se administrata është totalisht e politizuar dhe se p...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar llogari në Këshillin e Integrimit Evropian p&e...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se dënimet e Shqipërisë nga Gjykata e Strasburgut...
Mbledhja e Këshillit të Integrimit Evropian TIRANË- Debate në Këshillin e Integrimit Evropian. 'Gjakrat u nxehën’ kur n...
Edi Rama dhe Gjergj Luca KORÇË- Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë më të madhe në vend pë...
Damian Gjiknuri DEKLARATA E GJIKNURIT: “Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në vend për shkak të Hartës s&e...
Llagami TIRANË- Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, deklaroi ditën e sotme se gjyqtarët duan që të shkojnë në Tir...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj komplimentoi raportin vjetor të KLGJ-së. Gjatë komisionit t&eum...