LIVE UPDATES
Politike

Harta e re gjyqësore, Meta: KLGJ të ketë kujdes, gjendja është e papranueshme

Meta thekson nevojën që vendi të ketë urgjentisht gjyqtarë dhe prokurorë të cilët duhet të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh që janë krijuar në sistemin e drejtësisë.

15 Qershor 2022, 14:22 Nga A.B
Harta e re gjyqësore, Meta: KLGJ të ketë kujdes, gjendja
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në vend për shkak të Hartës së Re Gjyqësore. Përmes një deklarate publike, Meta deklaron se i ka ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit në vend që sipas tij kanë nevojë urgjente për zgjidhje. Kreu i shtetit thekson nevojën që vendi të ketë urgjentisht gjyqtarë dhe prokurorë të cilët duhet të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh që janë krijuar në sistemin e drejtësisë. Kjo situatë sipas Metës, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative. 

Meta ripërsërit kërkesën që vëmendja e KLGJ-së, KLP-së, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse, të përfshira dhe/apo të lidhura me këtë çështje, duhet të jetë e shtuar për të respektuar parimet dhe detyrimet kushtetuese, duke hartuar e implementuar masa konkrete, të prekshme dhe objektive në funksion të realizimit të një shërbimi publik në gjykata.

REAGIMI I METËS:

Jam njohur me njoftimin publik të Këshillit të Lartë Gjyqësor[1], sipas të cilit Këshilli në datën 10 qershor 2022, ka miratuar aktin e Hartës së Re Gjyqësore, por dhe reagimet dhe qëndrimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shoqësisë civile, dhe komunitetit të biznesit, por dhe përfaqësuesve të organizimeve të tjera për profesionet e lira që janë të lidhur me sistemin e drejtësisë. E kam ndjekur këtë proces, dhe në vijimësi dhe në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje përkundrejt KLGJ-së dhe aktorëve të tjerë bashkëpunues e vendimmarës, që të tregojnë kujdes dhe objektivitet lidhur me riorganizimin e ri të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. Përpos faktit që pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar funksionet themelore të saj, me 2 (dy) emërimet të reja, Gjykata e Lartë ka dalë tashmë nga zona e rrezikut e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin e saj sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit, situata në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit. Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë.  Si President i Republikës, prej më shumë se 3 vitesh kam kërkuar zyrtarisht dhe kam përsëritur thirrjen në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera qeverisëse të sistemit të drejtësisë, por dhe aktorëve dhe institucioneve të tjerë vendimmarrës se, duhet të angazhohen me seriozitet dhe me ritme më të shpejta për të plotësuar të gjitha vakancat e krijuara në sistemin gjyqësor. Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie të pavarur, por dhe plotësisht funksional dhe efiçent. Qytetarët presin drejtësi dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme. Funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit dhe Gjykatave të Shkallës së Parë dhe plotësimi i vakancave të shumta të krijuara në këto gjykata është me rëndësi jetike për vendin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) prej kohësh është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohet një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërfshirës për të marrë masat e duhura, legjislative, vendimmarrëse, apo organizative për mënyrën e plotësimit sa më të shpejt dhe me cilësi të të gjitha vakancave që janë krijuar dhe po krijohen në vijimësi në këto gjykata.  Gjykatat e Apelit, civile, penale apo administrative, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, aktualisht janë tejet të mbingarkuara, ndërkohë që nuk ka ende një strategji me terma të qartë kohore dhe plan-veprimi se kur kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht në respekt të standardeve europiane të ngarkesës për një gjyqtar dhe kur do të përfundojë shqyrtimi i çështjeve të mbartura që presin shqyrtimin në Gjykatat e Apelit, prej më shumë se 5-vitesh.

Në 8 mars 2022[2], i kam rikërkuar publikisht Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera të përfshira për të realizuar një proces të plotë dhe transparent konsultimi të draftit të parë të hartës së re gjyqësore; për të vlerësuar me shumë kujdes dhe mbajtur në vëmendje përpara miratimit përfundimtar, të gjitha komentet, sugjerimet, vërejtjet dhe çdo propozim që vjen nga pjesët e tjera të sistemit të drejtësisë, sidomos të atyre që janë përdoruesit realë dhe të përditshëm të sistemit të drejtësisë. I njëjti shqetësim është përsëritur dhe nga Parlamenti Europian në datën 19 maj 2022, i cili përmes Rezolutës së miratuar për Shqipërinë[3], përveç se ka mirëpritur rikthimin në funksionalitet të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, ka bërë thirrje duke theksuar se, reforma e sistemit gjyqësor sipas hartës së re të gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël, dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi dhe procesin rregull ligjor (shiko pikën 37, e në vijim të kësaj Rezolute).

Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritura të Presidentit të Republikës, por as të Parlamentit Europian, nuk janë marrë në konsideratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Në datë 10 qershor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publik[4] se,  ka miratuar aktin mbi “Hartën e Re Gjyqësore”, ku sipas njoftimit të Këshillit, ky akt është produkt i konsultimeve, sugjerimeve dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuara në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit. Vet fakti që, prej datës 14 qershor 2022, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka nisur një proces të bojkotimit të të gjithë seancave gjyqësore deri në datë 17 qershor 2022, në shenjë proteste ndaj draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ, tregon qartësisht se sugjerimet e Avokatëve Shqiptarë, vetëm janë administruar, por nuk janë marrë në konsideratë.

Kësaj strukture të rëndësishme për sistemin e drejtësisë (Dhomës Kombëtare të Avokatisë), mund t`i jetë marrë mendimi, por duket qartë se komentet e dhëna prej saj, nuk janë shqyrtuar sinqerisht dhe objektivisht. Është e qartë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, në draftimin dhe miratimin e Hartës së re Gjyqësore, është udhëhequr më shumë nga tensioni dhe/apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor, pra mungesa e gjyqtarëve, dhe jo nga garantimi i një drejtësie sa më efiçente, që jepet në kohë, për qytetarët dhe e prekshme për ta dhe mbrojtësit e tyre. Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe kurrësesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

Grumbullimi i gjyqtarëve në një godinë, as nuk përshpejton proceset gjyqësore, as nuk zgjidh problematikën tepër shqetësuese të stokut të çështjeve të mbartura prej vitit 2016-2017, dhe as e ul mbingarkesës e gjyqtarëve, aq më pak, as nuk plotëson vendet bosh të krijuara në sistem. Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka konstatuar dhe bërë prezent për gjithë opinionin publik[5] se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta, si dhe me keqardhje konstaton se ky vendim është në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Nisur nga këto zhvillime evidentoj edhe një herë se, vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë.Kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizim i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.  Nisur nga numri i vogël i gjyqtarëve në sistem sot, por dhe nga numri i lartë i çështjeve gjyqësore stok (të mbartura dhe të pashqyrtuara), nëse harta e re gjyqësore, do të miratohet përfundimisht sipas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, atëherë natyrshëm do të kemi:

shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë; Rritjen e kostove për qytetarin dhe përdoruesit real të gjykatave, si dhe gjithë profesionet e lira të lidhura me sistemin gjyqësor;tronditje të sistemit gjyqësor në tërësi përgjatë fazës tranzitore; Përqendrim të vendimmarrjes së formës së prerë, vetëm në disa gjyqtarë në Tiranë;  Përmes vështirësive, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimin se mund të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqësisë.

Duke mirëkuptuar shqetësimet e Komitetit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, dhe profesionistëve të tjerë të ligjit, si dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku thelbësor është aksesi në drejtësi dhe realizimi i një të drejte përmes një gjykate të paanshme, të caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm, i bëj thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, dhe organeve të ekzekutivit, të rishqyrtojnë me vëmendje këtë çështje, sepse qytetarët kanë nevojë për një sistem drejtësie, jo vetëm të pavarur, por dhe plotësisht funksional, eficient, në funksion të qytetarëve, dhe sa më afër tyre, dhe jo riorganizimin e tij të përqendruar që e largon drejtësinë nga qytetari.

Ky riorganizim i ekstremisht i përqendruar sipas draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ në datë 10 qershor 2022, përpiqet t’i fsheh problematikat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë sot, por nuk e zgjidh problemin e vakancave tepër të mëdha, mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe as përshpejtimin e proceseve gjyqësore dhe evadimin e stokut të çështjeve gjyqësore të mbartura dhe të patrajtuara që datojnë që prej vitit 2016-2017.

Mungesa e një strategjie dhe një plani veprimi me terma të qartë kohore se kur do të plotësohen vakancat e krijuara në sistemin e drejtësisë, për të dhënë një afat se kur kjo çështje do adresohet përfundimisht në respekt të standardeve evropiane të ngarkesës për një gjyqtar, nuk mund të rëndojë sërish mbi  qytetarët, duke i kufizuar atyre aksesin në drejtësi, deri në ato nivele sa të pamundësojnë dhe vet marrjen e drejtësisë, në atë moment kur ai ka nevojë për të. Edhe pse Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë po vuajnë shumë nga mbingarkesa e sistemit, dhe mungesës së gjyqtarëve, kjo nuk zgjidhet me përqendrimin e dhënies së drejtësisë vetëm në Tiranë. Vetëm pas plotësimin të vakancave të krijuara me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve, sipas standardeve evropiane, mund të kishim një hartë të re gjyqësore, që objektivisht mund të trajtonte rishpërndarjen e burimeve njerëzore, sipas kërkesave të kohës,  zhvillimeve ekonomike dhe sociale, por gjithëmonë sipas standardeve të BE-së. Të gjitha këto çështje kërkojnë angazhim serioz të të gjithëve, të sinqertë, masa konkrete dhe të prekshme, veçanërisht kur kjo situatë është e lidhur drejtpërdrejtë me procesin e integrimit evropian dhe kërkesat e organeve më të larta evropiane (Parlamenti i BE-së), stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pjesë thelbësore të të cilave është dhe aksesi i plotë në sistemin e drejtësisë dhe dhënia e drejtësisë nga një gjykatë e paanshme, e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm. Ndaj përsëris kërkesën që vëmendja e KLGJ-së, KLP-së, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse, të përfshira dhe/apo të lidhura me këtë çështje, duhet të jetë e shtuar në këtë drejtim, për të respektuar parimet dhe detyrimet kushtetuese, duke hartuar e implementuar masa konkrete, të prekshme dhe objektive në funksion të realizimit të një shërbimi publik në gjykata, sa më cilësor, sa më pranë qytetarit, dhe përmes një kostoje të pranueshme në përputhje me zhvillimin dhe gjendjen ekonomike, duke rishikuar draftin që KLGj propozon për riorganizimin e sistemit gjyqësor.

Sot është dita e dytë e bojkotit në Gjykata. Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre.

SI DO JETË HARTA E RE?

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, ndërsa i vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore ilir meta

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale