LIVE UPDATES
Politike

Udhëtimet e Ahmetajt, Rama: Në media ç'nuk del, kush merr pas shpinës time, punën e ka me drejtësinë...

Numri një i qeverisë tha edhe njëherë se të gjithë që "këpusin mollë dhe dardha" pas shpinës së tij duhet të dalin dhe të përballen me drejtësinë.

13 Dhjetor 2022, 18:20 Nga k.m.
Udhëtimet e Ahmetajt, Rama: Në media ç'nuk del, kush merr
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish "refrenin" e tij për rastin e udhëtimeve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt. Në një prononcim për mediat pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se nuk ka besim tek asgjë e publikuar nga media, duke u 'kapur me fjalë' me gazetaren Ambrozia Meta. Në fjalën e tij, numri një i qeverisë tha edhe njëherë se të gjithë që "këpusin mollë dhe dardha" pas shpinës së tij duhet të dalin dhe të përballen me drejtësinë. Ndërsa theksoi se për çështjet në hetim nuk bën asnjë koment, ashtu si pretendon se nuk ka bërë asnjëherë. 

PJESË NGA BISEDA:

Në media janë publikuar të dhënat për udhëtime të Arben Ahmetajt, a keni një koment që ish numri 2 ka përfituar favore nga një person i akuzuar për inceneratorët?

Rama: Në media janë publikuare edhe të tjera gjëra, edhe për politikanë që iu i keni pranë dhe nuk më rezulton të më keni pyetur ndonjëherë mua. Nuk bëjmë komente. Nuk bëjmë komente të tjera.

Ju e dënoni që një ministër t'i paguajnë faturat e hotelit?

Rama: Po se ky është zakoni që i duhet ngritur zërin. Në media dalin shumë gjëra, respektimi im për media është i mirënjohur. Është i dyndur për njerëz që janë gati për gjithçka. Ne as për njerëz që janë në PS që janë kundër, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha çfarë thuhen i marr me shumë rezervë.

Keni folur me zotin Ahmetaj për të ditur të vërtetën e tij?

Rama: Janë të vërteta individuale, janë tre vepra në Fier, Elbasan dhe Tiranë për të cilat 100 herë do thoashë se duhen bërë. Janë në shërbim të komuniteteve. Janë pronë. Ajo e Fierit është e destinuar që të jenë pronë e komunitetit. Nëse ne nisemi për një betejë dhe kemi qëllim të caktuar dhe rrugës dikush ose disa këpusin dhe dardha e mollë për t'u futur në shportë pas shpinës timë punën nuk e kanë me mua por me drejtësinë. Nuk bëj komente mbi copa të dhënat që janë për t'u hetuar dhe për t'u gjykuar. Kur të hetohen dhe gjykohen, do flas përsëri, nuk dal dot se ka një muhabet.

Disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion u depozitua një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetari Adriatik Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha. Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

edi rama rama me drejtuesit politike 13 dhjetor 2022 udhetimet e ahmetajt arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale