LIVE UPDATES
Politike

"Largimi" i Yuri Kim? VOA: Kundërpërgjigje e ambasadores ndaj njoftimit të pazakontë të MEPJ. U thye praktika diplomatike

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu dhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Reformës në Drejtësi. Ndërsa vlerësoi rezultatet e arritura, ajo nënvizoi se nuk është koha për të thënë se është e mjaftueshëm.

13 Dhjetor 2022, 18:13 Nga k.m.
"Largimi" i Yuri Kim? VOA: Kundërpërgjigje e ambasadores
Foto ilustruese

Në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se emërimet nëDrejtësi nuk duhet të shënojnë kthim në të shkuarën, por të orientohen drejt së ardhmes. Deklarata e bërë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gyqësor, vjen pak ditë përpara se Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, një proces për të cilin ajo ka folur dhe më herët, duke theksuar se nuk duhet të jetë i manipuluar.

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu dhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Reformës në Drejtësi. Ndërsa vlerësoi rezultatet e arritura, ajo nënvizoi se nuk është koha për të thënë se është e mjaftueshëm.

"Tani është koha për të shtyrë përpara",-theksoi ambasadorja duke i mëshuar vazhdimit të punës për të ulur ndjeshëm numrin e cështjeve të prapambetura apo dhe plotësimit me të gjithë anëtarët e saj, Gjykatën e Lartë.

Për ambasadoren amerikane vendimet e institucioneve të Drejtësisë nuk duhet të çojnë në një kthim në të shkuarën: "Le të sigurohemi që vendimet që merren se kush do të jetë drejtues i këtij apo atij institucioni, kush bëhet prokuror, kush është aty, kush bëhet gjyqtar, kush vetohet, kush jo, si dalin vendimet – le të sigurohemi që ato vendime që marrim, të na drejtojnë drejt së ardhmes, që të mos na mbajnë në vend, të mos na çojnë pas. Nuk mund të kthehemi prapa".

Komenti i saj tingëllon haptazi si një këmbanë që bie përpara përzgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aq më tepër që, kur sapo ishte mbyllur afati i paraqitjes së kandidaturave, përmes një postimi në Twitter ambasadorja Kim la të kuptohej për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm. Procesi “duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”, vuri në dukje ajo.

Në garë janë tre prokurorë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Këta dy të fundit ishin pjesë dhe e garës së zhvilluar 3 vjet më parë kur u zgjodh zoti Arben Kraja.

Ambasadorja Kim është një njohëse e mirë e çështjeve të drejtësisë, duke qenë se qenë se temat e lidhura me Reformën kanë dominuar një pjesë të mirë të axhendës së saj që kur erdhi në Shqipëri.

"Jam këtu prej tre vitesh tashmë dhe do jem edhe për pak më gjatë", tha ajo. Një fjali, e cila qartazi dukej një kundërpërgjigje ndaj një njoftimi të pazakontë të shpërndarë javën e shkuar nga ministria e Jashtme shqiptare. Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat e një vendi tjetër, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim, e cila është në përmbyllje të mandatit të saj. Ende nuk ka asnjë shpjegim nga ministria për një veprim të tillë, i nxitur me gjasë nga humoret e brendshme politike, por që prek marrëdhëniet me atë që qeveria vetë, e konsideron si partnerin kryesor të Shqipërisë./VOA

yuri kim yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale