LIVE UPDATES
Politike

U mandatua si kryeministër nga Vjosa Osmani! Analiza: Gjasat për krijimin e Qeverisë së re nga Glauk Konjufca janë të pakta

Me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, përpjekja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, rrezikon të përfundojë në të njëjtin bllokim politik, thonë analistët.

5 Nëntor 2025, 20:15 Nga M.L
U mandatua si kryeministër nga Vjosa Osmani! Analiza: Gjasat për
Glauk Konjufca

KOSOVA- Gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale.

Me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, përpjekja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, rrezikon të përfundojë në të njëjtin bllokim politik, thonë analistët.

Partitë ish-opozitare - Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate - e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca.

Qëndrimi i tyre u shpall publikisht edhe para se presidentja Osmani ta mandatonte zyrtarisht atë më 4 nëntor.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje t’i kontaktonte përfaqësuesit e të gjitha partive një ditë më vonë, për t’i pyetur për hapat që do t’i ndjekin, por pa sukses. Kërkesës për intervistë nuk iu përgjigj as Konjufca.

Sipas profesorit Rrahman Paçarizi, nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, vendimi i partive ish-opozitare për të mos mbështetur një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosja “është i betonuar” prej kohësh.

Ai shton se nuk pret që Konjufca të sigurojë mbështetjen e asnjë partie tjetër, veçanërisht pasi përbërja e propozuar e kabinetit mbetet e njëjtë me atë që mandatari i parë për kryeministër, Albin Kurti, ka dorëzuar në përpjekjen e tij të dështuar, më 26 tetor.

Megjithatë, nuk e përjashton mundësinë që ndonjë deputet individual nga ish-opozita të vendosë ta votojë Qeverinë e Konjufcës.

“Ai ka pasur qasje pak më ndryshe nga zoti Kurti në raport me opozitën. Ka qenë më pak polarizues”, thotë Paçarizi.

Analisti Avni Arifi e sheh mandatimin e Konjufcës si hap të vonuar dhe politikisht të pamjaftueshëm.

Ai thotë se sikur ky propozim të ishte bërë në prill kur edhe kanë nisur dështimet për konstituimin e Kuvendit - Vetëvendosje do të kishte dërguar sinjale të gatishmërisë për kompromise me opozitën.

Por, sipas tij, Vetëvendosje ka zgjedhur të krijojë situata bllokuese për formimin e institucioneve dhe të përdorë diskurs të ashpër ndaj partive ish-opozitare, duke i fajësuar ato për bllokadën.

“Krejt çfarë po mbetet, janë dy opsione: të bëjë [LVV-ja] ndonjë marrëveshje me Listën Serbe ose të ‘kontrabandojë’ ndonjë deputet të partive ish-opozitare [për të votuar Qeverinë e re]. Por, shanset edhe për këto dy opsione më duken të zymta”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Në rast të dështimit të Konjufcës, Kushtetuta e Kosovës parashikon vetëm një rrugëdalje: shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Konjufca ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit - deri më 19 nëntor. Pas kësaj date, presidentja Osmani mund të shpallë menjëherë zgjedhjet ose të presë deri në përmbushjen e afatit 60-ditor që rrjedh nga emërimi i mandatarit të parë.

“Presidentja Osmani mund të rrijë e heshtur 20 ditë, derisa të përmbushet afati prej 60 ditësh që nga nominimi i mandatarit të parë”, thotë Paçarizi.

Ai përmend edhe një tjetër mundësi që po qarkullon në qarqet politike, se “Osmani mund ta shfrytëzojë këtë periudhë për t’u tërhequr nga posti i presidentes, për t’u përfshirë në garën politike, duke sakrifikuar vetëm një muaj të mandatit të saj”.

Në vitin 2021, Kurti dhe Osmani garuan në zgjedhje parlamentare me një listë të vetme zgjedhore dhe fituan bindshëm.

Sipas Paçarizit, kjo lëvizje do të kishte pasoja politike të ndjeshme, ndërsa “të gjitha partitë - nga Vetëvendosje tek ish-blloku opozitar - do të përpiqeshin të përfitonin nga këto lojëra taktike me afatet kushtetuese”.

Skenari më i mundshëm, sipas analistëve, është përsëritja e ngërçit politik. Arifi nuk beson se zgjedhjet e reja eventuale do të përmirësonin marrëdhëniet ndërmjet partive politike në Kosovë.

Përkundrazi, ai paralajmëron se vendi mund të përballet me një cikël të ri të bllokadave institucionale.

“Nuk shoh asnjë gatishmëri nga partitë e tjera për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen, sepse si partner politik është jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, thotë Arifi.

Sipas tij, kultura e bashkëpunimit ndërpartiak, e cila ishte zhvilluar gjatë dekadës së kaluar, është “shkatërruar plotësisht” pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Paçarizi paralajmëron, gjithashtu, se polarizimet politike mund të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të reja.

“Ka shumë mundësi që të vazhdojnë, në rast se nuk do të ketë ndryshim konstelacioni të partive politike që do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës”, thotë ai.

Sipas Paçarizit, skena politike është tashmë e dominuar nga rrëfimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar dy palë zgjedhje brenda pak muajsh - në dimër dhe më pas në pranverë, kur përfundon edhe mandati i presidentes Osmani.

Partitë tashmë po e ndjekin këtë narrativ, sipas Paçarizit, i cili vetëm se thellon krizën dhe vonon zgjidhjen e saj.

Kosova është me Qeveri në detyrë që nga muaji mars, ndërsa procesi i konstituimit të Kuvendit është zvarritur për rreth gjashtë muaj, duke përfunduar disa herë në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresën që vendi ta formojë sa më shpejt një qeveri funksionale, në mënyrë që të nisë zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, i cili ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, për shkak të bllokadës politike.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se deri pasditen e 5 nëntorit, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për organizimin e seancës për votimin e Qeverisë së re./REL

glauk konjufca vjosa osmani qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj