LIVE UPDATES
Politike

"Qyteti i Durrësit pa mbështetje nga qeveria!" Partia e Lirisë: Të merren masa për parandalimin e përmbytjeve dhe për ndihmën e familjeve

Gjatë deklaratës së saj, Ibraj u shpreh se rreshjet e shiut ekspozojnë boshllëqet, të cilat prej vitesh janë lënë pa zgjidhje në këtë qytet.

5 Nëntor 2025, 16:32 Nga E.d
"Qyteti i Durrësit pa mbështetje nga qeveria!" Partia e
Anisa Ibraj

DURRËS- Anisa Ibraj, anëtarja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit ka deklaruar sot se qyteti i Durrësit nuk ka mbështetje nga qeveria. Gjatë deklaratës së saj, Ibraj u shpreh se rreshjet e shiut ekspozojnë boshllëqet, të cilat prej vitesh janë lënë pa zgjidhje në këtë qytet. Ajo tha se nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e përmbytjeve dhe qytetarëve  nuk u është dhënë asnjë mbështetje financiare për dëmet e shkaktuara.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak tha se investimet në infrastrukturë duhet të jenë të planifikuara mirë, me synim mbrojtjen e qytetarëve nga emergjenca të tilla. Sipas saj për bashkinë Durrës nuk ka qenë e rëndesishme zhvillimi i qytetit, por vetëm betonizimi i saj. Në fund, Anisa Ibraj tha se duhet një veprim i menjëhershëm për këtë situatë dhe se duhen marrë masa për planifikimin dhe parandalimin e përmbytjeve.

Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj

Qyteti i Durrësit po përballet me një situatë të përsëritur që dëshmon mungesën e përgatitjes dhe të planifikimit në menaxhimin e infrastrukturës urbane. Çdo reshje e fortë vë në provë qëndrueshmërinë e sistemit publik dhe ekspozon boshllëqet që prej vitesh janë lënë pa zgjidhje. Kjo gjendje tregon qartë se qyteti nuk është mbrojtur siç duhet dhe se përgjegjësia institucionale mungon përballë nevojave të përditshme të komunitetit. Asnjë masë e qëndrueshme nuk është marrë dhe asnjë mbështetje financiare nuk u është dhënë qytetarëve për dëmet e shkaktuara. Investimet në infrastrukturë duhet të jenë të planifikuara mirë, të qëndrueshme dhe me synim mbrojtjen e qytetarëve nga emergjenca të tilla, por asnjëhere për Bashkine nuk ka qenë e rëndesishme zhvillimi qytetit vetëm betonizimi e asfalti 3 mujorësh.

Është e domosdoshme të rikthehet vëmendja tek mirëmbajtja e rrjeteve ekzistuese, tek parandalimi dhe tek përgjegjshmëria e shërbimit publik, që të mos përsëriten situata të tilla që dëmtojnë sigurinë dhe dinjitetin e banorëve.

Bashkia duhet të kuptojë se qyteti nuk mund të përballet pafundësisht me të njëjtën situatë neglizhence dhe mungesë mbështetjeje. Si anëtare e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës e Partisë së Lirisë, kërkoj vëmendje dhe veprim te menjëhershëm ndaj kësaj situate alarmante dhe të përsëritur, duke marrë masa për planifikimin dhe parandalimin e përmbytjeve, si dhe duke qëndruar pranë familjeve dhe bizneseve të dëmtuara nga moskujdesi institucional. Durrësi ka potencial të madh zhvillimi, por ky potencial kërkon vizion, punë dhe menaxhim të përgjegjshëm./Dosja.al

durrës anisa ibraj masa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet