LIVE UPDATES
Politike

"Taksa e vjedhjes"/ Bozdo: Rrugët pa standard në Shqipëri dyfish më shtrenjta se në BE

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdos, me paratë e taksës së vjedhjes po mbushen xhepat dhe po blihen votat.

9 Shkurt 2023, 14:36 Nga I.A
"Taksa e vjedhjes"/ Bozdo: Rrugët pa standard në
Eno Bozdo

TIRANË- Partia Demokratike e ka akuzuar sot qeverinë për koston e lartë të ndërtimit të infrastrukturës në vend, me çmime disafish më të larta se vendet e BE. Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Eno Bozdos, me paratë e taksës së vjedhjes po mbushen xhepat dhe po blihen votat. Ndërsa tha se shkak për këtë ka qenë taksa e vjedhjes e cila sipas tij aplikohet nga qeveria Rama për çdo shërbim të bërë dhe paratë e vjedhura përdoren për blerjen e votave dhe korruptimin e zyrtarëve vendas dhe të huaj.

Deklarata e Bozdo:

Qeveria greke ka vendosur te ndërtojë një autostradë të re Janinë-Kakavijë, pjesë e Korridorit Blu, që lidh Greqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Duke respektuar standardet evropiane të ndërtimit, autoritetet greke, në studimin e tyre të fizibilitetit, kanë përcaktuar një kosto për këtë autostradë, prej 4.5 milionë euro për kilometër. Pjesë e të njëjtit korridor është edhe segmenti shqiptar Lekaj-Fier me gjatësi 46 kilometra, koston e të cilit qeveria Rama e ka nxjerrë me 7 milionë euro për kilometër, edhe pse 42 kilometrat e kësaj rruge ndërtohen mbi segmentin ekzistues të rrugës. Edhe pse nuk jemi të sigurt nëse projekti do t`i përmbahet standardit evropian të ndertimit, përsëri çmimi është thuajse dyfish më i lartë.

Por nuk mbaron me kaq. Pjesë e të njëjtit korridior është edhe segmenti Thumanë- Kashar. Këtu absurdi njeh lartësi të reja, sepse ky segment kushton 13 milionë euro për kilometër, ose rreth 4 herë më shtrenjtë. Për të njëjtin standard ndërtimi, sigurisht, në rastin më të mirë. Por edhe sikur te jetë kështu, nga të dhënat zyrtare del se Greqia po ndërton minimalisht dy herë më lirë se Shqipëria. Në Greqi kosto e punës është shumë më e shtrenjtë. Edhe materialet e ndërtimit janë më të shtrenjta. Atëherë si është e mundur? Ka vetëm një shpjegim: diferenca e lartë përfaqëson taksën e vjedhjes, taksën e përhershme të vjedhjes së qeverisë Rama, e cila zbatohet kudo dhe kurdoherë, pa asnjë pushim apo vrarje ndërgjegjeje. Ajo aplikohet në çdo rrugë, ne çdo shkollë, në çdo spital, në çdo tunel të hapur, në çdo shërbim të prokuruar!

Me paratë e taksës së vjedhjes, mbushen xhepat dhe blihen votat. Dhe kjo furnizon rrethin vicioz të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Para’ për pushtetin, dhe pushtet për paratë! Pastaj, sepse këto para janë pa fund, blihen shqiptarë dhe të huaj, blihen gazetarë dhe media, praktikisht blihet gjithçka, madje edhe McGonigal-i i FBI-së, por edhe sa e sa Mcgonigalë të tjerë. Këta shërbejnë për të shantazhuar kundërshtarët, shërbejnë për ta goditur opozitën, por edhe për t`i bërë makiazhin e rradhës qeverisë së kalbëzuar të Ramës. Rrugët tona kushtojnë dyfish më shtrenjtë se në BE, edhe pse standardet janë dyfish më të ulëta. Por të paktën standardin e protestës, te rebelimit duhet ta kemi të njëjtë me europianët. Si ata duhet të ngrihemi, siç bëjnë në Paris, Athinë apo Romë. 11 shkurt, ora 12, para Kryeministrisë, i presim të gjithë ata që nuk ua mban xhepi të paguajnë për rrugë që u hapin rrugën llogarive milionere offshore të Ramës dhe ministrave të tij.

eno bozdo

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale