Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Xhaçka takon Lord Stuart Peach, ministrja: Vlerësojmë angazhimin e Britanisë në Ballkanin Perëndimor
Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.
9 Shkurt 2023, 11:02Nga A.B
Lord Stuart Peach dhe Xhacka
TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të Britanisë ndaj situatave që prekin rajonin.
Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022.
Insightful mtg with WB's ????????Special Envoy Lord Stuart Peach. Welcomed UK engagement with the region, incl. strengthened bilateral ties with ???????? that need to focus more on boosting economic coop. in areas such as energy,port&road infrastructure that are key for regional connectivity pic.twitter.com/kLyYfEvmiK
Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.