Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta shkruan se kushdo që e shkel ligjin do të vendoset para drejtësisë.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar 'Ramagate' skandalin e kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së tij në dosjen e ish-agjentit Charles McGonigal. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kushdo që e shkel ligjin do të vendoset para drejtësisë.
Postimi:
Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e "Ramagate" në vendin tonë dhe vendosjen përpara ligjit të kësaj bande manipulatorësh.
Krenar për mbrojtjen që i kam bërë Kushtetutës në kohën kur isha President i Republikës dhe për marrëdhëniet gjithmonë të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash.
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
Allison Guerriero dhe Charles McGonigal SHBA- Rrëfimi i të dashurës së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Allison Guer...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar mbështetjen e Kamzës për kandidatin Arjan Hoxha. I ndodhur në Kam&...
Olta Xhaçka dhe Yuri Kim TIRANË- Sot, në ditën ndërkombëtare dedikuar Holokaustit, ambasadorja amerikane në Shqipë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar mobilizim të Opozitës kundër qeverisë s...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është shkaktar i shumë sulme...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama ka lobuar për shpalljen e ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se tre poristë e para të Ramës për Charles Mc...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm ditën e sotme në Këshillin pë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot se asgjë nuk do e ndalë hetimin e skandalit &...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianj i ka çuar shkresë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsi...