LIVE UPDATES
Politike

"S’ka integrim pa…"/ Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se ata janë mbyllur

Wadephul përmendi hapjen e disa grupkapitujve të rinj në negociatat me Shqipërinë. Gjermania e ka mbështetur këtë hap, por ministri paralajmëroi se hapja e tyre nuk duhet ngatërruar me përfundimin e negociatave.

11 Korrik 2026, 09:13 Nga E. D
"S’ka integrim pa…"/ Ministri i Jashtëm gjerman:
Wadephul

GJERMANI- Berlini vijon të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri. I pyetur për to nga DW, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul zgjodhi te fliste për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe parakushtet e procesit të anëtarësimit. 

“Për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, e dini se Gjermania është një mbështetëse e fortë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Por anëtarësimi mund të realizohet vetëm në varësi të përparimit në përafrimin me acquis-in e Bashkimit Evropian. Kjo shqyrtohet në një procedurë shumë të hollësishme”, tha Wadephul të premten, më 10 korrik 2026, në Berlin, pas një takimi me homologun e tij slloven Tone Kajzer.

Me acquis-in e BE-së kuptohet tërësia e rregullave, ligjeve dhe detyrimeve që duhet të zbatojë një vend anëtar. 

Hapja e grupkapitujve nuk është përfundimi i procesit

Wadephul përmendi hapjen e disa grupkapitujve të rinj në negociatat me Shqipërinë. Gjermania e ka mbështetur këtë hap, por ministri paralajmëroi se hapja e tyre nuk duhet ngatërruar me përfundimin e negociatave.

“Për Shqipërinë janë hapur tani disa grupkapituj të rinj. Gjermania e ka mbështetur këtë. Por hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se ata janë mbyllur. Kjo është detyrë e Komisionit dhe atje procesi është në duar të mira. Kur të ketë rezultate, qeveria federale mund të mbajë qëndrim. Sot kjo ende nuk është e mundur”, tha Wadephul.

Megjithatë, rëndësia gjeopolitike e zgjerimit nuk i zëvendëson kriteret e anëtarësimit.  Edhe ministri i Jashtëm slloven Tone Kajzer tha se vendi i tij dhe Gjermania ndjekin të njëjtën linjë.

“Ne e mbështesim zgjerimin si një nga prioritetet e qeverisë së re, por mbi bazën e përparimit dhe përmbushjes së kritereve”, tha ai.

Ministri slloven theksoi gjithashtu përvojën e vendit të tij nga procesi i anëtarësimit në BE. 

“Ne kemi ende njëfarë përvoje nga koha kur Sllovenia iu bashkua Bashkimit Evropian. Edhe në këtë fushë do të bashkëpunojmë më intensivisht me Gjermaninë”, tha ai.

Samiti i NATO-s: vendi është përcaktuar, data jo

Një pyetje tjetër e DW-së lidhej me samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri, por koha e saktë nuk është vendosur ende. Wadephul nuk shprehu kundërshtim ndaj Shqipërisë si vend pritës, por la të hapur nëse samiti do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Çështjen nëse dhe kur do të zhvillohen samite ia lë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që ta diskutojë dhe negociojë me vendet partnere. Kam thënë edhe para samitit të fundit se Gjermania është e hapur. Ne nuk jemi dogmatikë në këtë çështje. Mund të ketë sërish një samit vitin e ardhshëm, por samitet vjetore nuk kanë qenë normale në historinë e NATO-s. Zakonisht ato janë zhvilluar në një ritëm dyvjeçar ose pas disa vitesh”, shtoi Wadephul.

Sipas tij, vendimi do të varet edhe nga situata e sigurisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut./DW

wadephul

Sondazh

Poll

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie