LIVE UPDATES
Politike

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Derisa takimi nuk solli ndonjë përparim konkret, të dy liderët thanë se dëshirojnë t’i japin fund krizës institucionale dhe politike që e ka goditur vendin për gati dy vjet, duke i shmangur ato që do të ishin zgjedhjet e katërta radhazi parlamentare gjatë kësaj periudhe.

10 Korrik 2026, 22:00 Nga D.S
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve
Kurti dhe Abdixhiku

KOSOVË- Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten bisedime në përpjekje për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit.

Derisa takimi nuk solli ndonjë përparim konkret, të dy liderët thanë se dëshirojnë t’i japin fund krizës institucionale dhe politike që e ka goditur vendin për gati dy vjet, duke i shmangur ato që do të ishin zgjedhjet e katërta radhazi parlamentare gjatë kësaj periudhe.

Si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, thanë do të zhvillojnë bisedime të mëtutjeshme në ditët në vijim.

Duke folur për media pas takimit, Kurti tha se ndihet optimist dhe shpresëdhënës se do të ketë marrëveshje, pavarësisht se takimi i parë nuk solli ndonjë përparim konkret.

“Ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur të cilën do të mund ta ndanim këtu me ju. Unë jam optimist”, tha Kurti për media.

Pjesë e takimit ishte edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhje garoi në një listë me LDK-në me synim për t’u rizgjedhur presidente.

Kurti theksoi se bisedoi me Abdixhikun dhe Osmanin për formimin e të gjitha institucioneve, por nguli këmbë se ka kohë edhe katër javë për konstituimin e Kuvendit, duke iu referuar afatit kushtetues i cili hyri në fuqi në fillim të kësaj jave pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Abdixhiku, ndërkohë, tha pas takimit se “në këtë fazë u dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme e mundësisë së shmangen së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendin tonë”.

Ai shtoi se LDK-ja kërkon “stabilitet institucional dhe patjetër balancë demokratike, në të cilën të gjitha palët kontribuojnë me vetëdije të plotë për t’i ofruar vendit institucione të qëndrueshme”.

Takimi i tyre vjen pasi partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), thanë se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve me Kurtin.

Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevojë për një marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri, dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike e institucionale.

Partia e tij i mori 53 mandate, dhe duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe - që gëzojnë 10 vende - atëherë ai pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re.

Por, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

Çështja e presidentit është në qendër të këtyre bisedimeve, por Kurti dhe Abdixhiku nuk treguan nëse kishin biseduar për ndonjë emër konktret për president.

I pyetur pas takimit nëse Osmani ishte temë e bisedimeve për presidente, Kurti nuk tregoi, por tha se nevojitet një kandidat konsensual, diçka që e ka thënë vazhdimisht në të kaluarën.

Kurti zhvilloi takim fillimisht me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, të premten në mëngjes. Ndërsa, kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e hodhi poshtë ftesën e tij për takim.

Bisedimet mes Kurtit dhe Hamzës dështuan, dhe ky i fundit tha se partia e tij do të tërhiqet nga bisedimet pasi do të qëndrojë në opozitë.

"Bazuar në bisedat që kemi pasur dhe diskutimet që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, që t’i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet", tha Hamza për gazetarët.

Kurti tha se si udhëheqës i partisë fituese të zgjedhjeve të qershorit, përgjegjësia e tij është për formimin e Qeverisë, por përsëriti qëndrimin se për çështjen e presidentit, përgjegjësia është e të gjitha partive.

Ndërkohë, Gjini i Aleancës tha pasi e refuzoi takimin se partia e tij veçse i ka paraqitur gjashtë kushte që do të duhej t’i plotësonte Kurti në këmbim të mbështetjes të krijimit të institucioneve.

Analisti politik, Ilir Deda, i ka vlerësuar si pozitive këto takime, por ka theksuar se është koha e fundit “që me një apo dy takime maksimum” udhëheqësit politikë “të japin përgjigje për krijim të institucioneve”.

Deda i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte shumë e dëmshme për vendin, duke shtuar se “Kurti, Hamza dhe Abdixhiku, e kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme që së bashku të merren vesh dhe t’i japin Kosovës një Qeveri funksionale, një president dhe një stabilitet politik në katër vjetët e ardhshëm”. Bisedimet vijnë pasi këtë javë u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeparlamentarja dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Albulena Haxhiut, pritet ta thërrasë një seancë konstitutive të Kuvendit. Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Në këtë seancë bëhet konstituimi i Kuvendit, zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, ndërsa më pas vazhdohet me procedurat për formimin e Qeverisë së re. Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu e nominon partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje.

Haxhiu shkroi në Facebook pas certifikimit të rezultateve se do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, pa treguar kur saktësisht. Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025./REL

albin kurti lumir abdixhiku lvv ldk

Sondazh

Poll

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie