LIVE UPDATES
Politike

Shtetësi me koncesion? Qeveria pajton dy kompani, Skënderi: Shqipëria do ketë ekskluzivitetin e vendimmarrjes

Bledar Skënderi, drejtues i agjencisë që harton programet e veçanta të shtetësisë, sqaron si vijon procedura. Sipas Skënderit, shteti shqiptar ruan ekskluzivitetin e vendimmarrjes.

13 Gusht 2022, 16:51 Nga Esiona Konomi
Shtetësi me koncesion? Qeveria pajton dy kompani, Skënderi:
Bledar Skënderi

TIRANË- Shqipëria po kërkon investitorë të huaj, të cilët të sjellin paratë në Shqipëri e të përfitojnë kështu shtetësinë shqiptare. Për këtë, Qeveria ka vendosur sipas kësaj VKM-je që një pjesë e procedurave të jepen me koncesion.

Bledar Skënderi, drejtues i agjencisë që harton programet e veçanta të shtetësisë, sqaron për ABC si vijon procedura.

“Agjencia do të bëjë vetëm promovimin e pasaportës shqiptare. Do kërkojë klientët potencialë të mundshëm për të ardhur në Shqipëri. Meqë shteti shqiptar nuk ka kapacitete për të ngritur zyra përfaqësimi në të gjitha shtetet që mendohet se mund të kenë interes për të ardhur në Shqipëri, duke kërkuar pasaportën tonë, ky shërbim do të jepet nga një kompani ndërkombëtare të huaj, që do të bëjë vetëm këtë gjë. Është si të thuash agjenci turistike që do bëjë promovimin e Shqipërisë nëpër botë”, tha ai. 

Sipas Skënderit, shteti shqiptar ruan ekskluzivitetin e vendimmarrjes.

“Të gjitha kompetencat u ngelen autoriteteve të shtetit shqiptar. Kontrolli i pastërtisë së figurës apo burimeve financiare të klientit potencial të mundshëm i cili aplikon për të marrë pasaportën shqiptare, bëhet njëkohësisht në dy drejtime. Së pari, verifikohet përmes kompanive të mirënjohura ndërkombëtare të certifikuara për këto çështje, për pastërtinë e figurës dhe pjesën ekonomike, dhe së dyti, agjencia vetë, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese shqiptare, bëjnë verifikimet e tyre. Me Shërbimin Informativ Kombëtar, me Policinë e Shtetit, me institucionet homologe të tyre Interpol, etj, sillet informacion duke u bërë verifikim i dy anshëm i personit që aplikon për të marrë pasaportën tonë”, shtoi Skënderi.

Një tjetër kompani ndërkombëtare do të verifikojë nëse të pasurit që duan të bëhen shqiptarë, kanë probleme penale, apo i zotërojnë në të vërtetë paratë që pretendojnë t’i investojnë në vendin tonë.

“Do të kontraktohet një kompani tjetër e cila do të bëjë kontrollin e figurës së aplikantit dhe të aftësive të tij financiare”, tha Skënderi.

Skënderi thotë se shteti shqiptar nuk do të paguajë për këto shërbime.

“Ky shërbim taksapaguesve shqiptarë nuk do t’ju kushtojë asnjë lek. Agjencia do të marrë pagesë nga aplikanti i huaj në rast suksesi të rastit”, tha ai.

Qeveria vijon përpara me këtë program për të dhënë pasaporta me pagesë, edhe pse BE është kritike.

“Garancia për partnerët tanë është se ne do të ndërtojmë një program të hapur, transparent dhe të pakorruptueshëm”, tha Skënderi.

Shteti shqiptar nuk e ka ende çmimin e pasaportës shqiptare për të huajt e për këtë po studiojnë rastet e Malit të Zi, Maqedonisë, etj.

“Vlera e investimit është një pjesë e rëndësishme e konkurrueshmërisë. Ne duhet të ndërtojmë një program konkurrues me fqinjët tanë. Por elementë të tjerë që ndikojnë që të kemi sukses është shpejtësia e veprimit të agjencisë, qartësia e procedurave, etj.”, përfundoi ai. 

Programi ekonomik i shtetësisë nënkupton se një i huaj, merr pasaportë shqiptare nëse investon në vendin tonë një shumë të majme parash, që në disa vende shkon në miliona euro.

Marrë nga Abcnews.al

bledar skënderi

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN