LIVE UPDATES
Politike

“Unë fiqtë, Iliri miqtë”/ Kundërsulmi i Veliajt ndaj Metës: Unë shita fruta, ai shiti shokët

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj thotë se Meta kërkon votat e PD dhe nuk ka asnjë interes për të mirën e Tiranës.

13 Gusht 2022, 09:00 Nga k.m.
“Unë fiqtë, Iliri miqtë”/ Kundërsulmi i Veliajt
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i kthen përgjigje Ilir Metës, të angazhuar ditët e fundit kundër tij. Drejtuesi politik socialist i Tiranës thotë se ndërsa ai në rini të tij shiste fiq, ish presidenti shiste miqtë e tij duke i përgjuar si sigurims. Veliaj thotë në intervistën për Top Channel se Meta kërkon votat e PD dhe nuk ka asnjë interes për të mirën e Tiranës.

Me marrjen zyrtarisht të drejtimit të partisë, Ilir Meta ka nisur një sulm te ashpër kundër jush, duke ju akuzuar jo vetëm për inceneratorët por dhe betonizmin, madje dhe për cilësinë e ajrit ne Tiranë. Pse mendoni se po ju sulmon ish-presidenti?

Erion Veliaj: Pasi ka bastisur të gjithë zyrat e shtetit shqiptar, për herë të pare mbas 30 vjetësh është 3 javë pa punë dhe qartazi është një skemë që dhe ai dhe Sali Berisha bëjnë, jetojnë të dy në Gjirin e Lalzit, nuk jetojnë fare në Tiranë. Shoqëria jonë nuk është shoqëria as e fuksave të sigurimit të viteve 80, as e partisë së punës së Saliut te asaj periudhe te erret te Shqipërisë. Ai dhe Sali Berisha kane pasur çdo post ne Shqipëri, ata mund ta kishin bere Tiranen lule, por te gjykosh se si dikush del te liqeni dhe thotë Tirana e pastër dhe dola për vrap, dhe pastaj poston një foto të Kabulit do të thotë që ai sot nuk është vetëm sigurimsi Ilir Meta, ai sot është pacienti Ilir Meta dhe ai sot po sillet si taleban, pra e vetmja gjë që e bashkon me Kabulin përveç fotove që përdor për të fyer Tiranën, është sjellja prej talebani. Unë e di që sapo te jepet kjo interviste, te gjithë minionet e Ilirit dhe Saliut do me kujtojnë fiqtë po është tjetër gjë te shesësh fiqt dhe është tjetër gjë të shesësh miqtë dhe kjo është diferenca e madhe mes meje dhe Ilrit. Une kam shitur fiqtë për te mbijetuar kurse Iliri ka shitur miqtë duke i spiunuar për të bërë karrierë. Jemi dy bote te ndryshme dhe unë besoj që ne këtë beteje politike ndahen këto dy bote.

Zoti Veliaj, të gjithë e kujtojnë kohën kur marrëdhëniet mes jush dhe zotit Meta ishin të mira dhe kishte vlerësim reciprok. Çfarë ndodhi që u kris ky raport?

Erion Veliaj: Sepse mendoj që për herë ta pare Ilir Meta është pa pushtet dhe sigurisht kjo e ka çuar ne një krizë. Mendoj që gjithashtu ai ka sfide te promovoje dyqanin e ri që ka hapur, është i njëjti dyqan ne fakt, ka ndryshuar numrin e niptit pra ka ndryshuar logon po është e njëjta byrektore. Një çun pazari që urren pazarin, po pazari sot është me i mirë sesa gropa septike qe kishim përpara. Ti mund të kesh problemet e tua dhe unë jam totalisht pro që çdo gjë të hetohet me çfarë ka ndodhur me sistemin e plehrave por vetëm fakti që ajo reja veshtullore, kancerogjenë mbi Tiranë nuk është me dhe Tirana sot nuk është Kabuli i Ilir Metës dhe talebanet nuk kane me hapësira ne Tirane ku zbatohej gjithçka, kjo është një  diference shume e madhe.

Ilir Meta as e ka pohuar dhe as e ka mohuar ambicien e tij për te qenë ai rivali juaj në zgjedhjet e ardhshme, a i druheni një përballje elektorale me zotin Meta?

Erion Veliaj: Unë e mirëpres por qartazi ai është me interesuar te sillet si taleban dhe te kandidoje për bashkinë e Kabulit se sa të Tiranës. Ai do të kandidojë  sepse do te fitojë imunitet, ai sot s’ka parti, ai sot s’ka mbështetje, ai sot s’ka reputacion, kështu që ai do te përdori kandidimin e tij kryesisht te shqyej pjese te PD. Ka një vakum moral ka dhe një vakum idesh. Do te prodhoje një konflikt social. Vetëm përça e sundo, mbill helm. Unë nuk besoj që ka sot njerëz që vriten dhe theren për parti siç bënin me Saliun ne 97-98 apo siç bën duke vrarë njerëz ne 21 janar apo duke hedh njerëz në erë ne Gërdec, apo siç bënin me Ilir Metën që qartazi e paska pasur një deal me Saliun, si deal-i tipik i sekretari te partisë me fuksin e lagjes./TopChannel

erion veliaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen