LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria po largohet nga standardet europiane", Xhixho në Kuvend: Integrimi në BE po përdoret për propagandë

Ajo tha se PL do ta mbështesë rrugën europiane të Shqipërisë, sepse beson se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të thotë më shumë drejtësi, liri dhe më shumë mundësi për qytetarët dhe institucione që i shërbejnë interesit publik.

14 Maj 2026, 18:29 Nga E.d
"Shqipëria po largohet nga standardet europiane", Xhixho në
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka folur për prcesin e intigrimit të vendit në BE. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhixho ka deklaruar se integrimi në BE po përdoret për propagandë dhe se Shqipëria po largohet nga standardet europiane.

Ajo tha se PL do ta mbështesë rrugën europiane të Shqipërisë, sepse beson se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të thotë më shumë drejtësi, liri dhe më shumë mundësi për qytetarët dhe institucione që i shërbejnë interesit publik.

Sipas saj kryeministri Rama në bashkëpunim me Aleksandar Vuçiç, po promovon një model të rrezikshëm që synon të zëvendësojë integrimin e plotë europian me një integrim të pjesshëm ekonomik. Në lidhje me këtë, Xhixho ky është një projekt i cili nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por interesave personale të një elite që kërkon të shmangë standardet, kontrollin dhe përgjegjësitë europiane.

Erisa Xhixho: Të nderuar kolegë! I nderuar kryetar! Për Partinë e Lirisë, Integrimi Europian nuk është një slogan politik dhe as një instrument propagande. Integrimi Europian është një prioritet kombëtar dhe një proces jetik që lidhet drejtpërdrejt me jetën, sigurinë, mirëqenien dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.

Ne e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim pa asnjë hezitim rrugën europiane të Shqipërisë, sepse besojmë se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të thotë më shumë drejtësi, më shumë liri, më shumë mundësi për qytetarët dhe institucione që i shërbejnë interesit publik.

Pikërisht për këtë arsye, angazhimi ynë është i plotë. Jo për një integrim fasadë, jo për një integrim propagandistik, por për një integrim real, të ndërtuar mbi demokracinë, shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Por sot, për fat të keq, raportet më të fundit ndërkombëtare për Shqipërinë japin një mesazh të qartë dhe shqetësues, vendi po largohet çdo ditë e më shumë nga standardet europiane.
Dhe alarmi nuk po ngrihet vetëm nga opozita, por nga vetë Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndaj sot i themi qeverisë: boll e përdorët integrimin europian si propagandë për të mbuluar skandalet, korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Është krim ndaj së tashmes dhe së ardhmes së Shqipërisë që integrimi të përdoret , ndërkohë që dështimi është një fakt që ulërin çdo ditë në raportet ndërkombëtare dhe në realitetin që jetojnë qytetarët shqiptarë.

Ndërsa Mali i Zi ka mbyllur tashmë 14 kapituj negociatash, Shqipëria vijon të zvarritet në vendnumëro. Ky është treguesi më i qartë i dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur standardet europiane. Sot ende nuk kemi miratimin e raportit IBAR. Ky raport, që përcakton nëse janë përmbushur kriteret themelore të shtetit të së drejtës dhe që përfshin grup-kapitullin më të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe liritë e njeriut, nuk ka marrë miratimin e Brukselit ne menyre qe vazhdohet me mbylljen e kapitujve.

Shumë vende europiane kanë ngritur pikëpyetje të forta për situatën reale në Shqipëri dhe për kapjen politike të institucioneve. Sepse e vërteta është kjo: shkatërrimi i shtetit ligjor është themeli i bllokimit të integrimit europian. Europa nuk është një treg ku hyn me marrëveshje politike të momentit. Europa është një rend vlerash: shteti i së drejtës, pavarësia e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, barazia para ligjit dhe mbrojtja e lirive themelore.

Pikërisht këto janë sot më të goditura se kurrë në Shqipëri. Nuk mund të ketë integrim europian kur drejtësia vihet nën presion politik. Nuk mund të ketë integrim europian kur pushteti përdor institucionet për të mbrojtur korrupsionin dhe jo ligjin. Votimi në Parlament për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut ishte një akt i pastër politik për të mbrojtur pushtetin dhe për të shkatërruar drejtësinë.

Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk mbrojti Belinda Ballukun. Ai mbrojti vetveten. Ky nuk ishte thjesht një dështim. Ky ishte një rrëzim i plotë i reformës në drejtësi. Mazhoranca e ktheu imunitetin në një bunker politik dhe juridik, duke i shpallur luftë të hapur drejtësisë. Mandati nuk u trajtua si përgjegjësi ndaj qytetarëve, por si privilegj për të fshehur përgjegjësi penale.

Dhunimi i të drejtave themelore, i së drejtës së fjalës, i së drejtës së protestës dhe i së drejtës së pronës, është një tjetër themel i bllokimit të integrimit europian. Sepse në Europë nuk mund të hysh duke shkelur pikërisht themelet mbi të cilat është ndërtuar Europa e Bashkuar: lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.

Raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian evidenton deformimin e zgjedhjeve, përdorimin e administratës për interesa partiake, blerjen e votës dhe presionin ndaj opozitës. Parlamenti po humbet funksionin e tij si institucion kontrolli dhe po funksionon vetëm me forcën e kartonëve të shumicës.

Raporti ngre shqetësime serioze edhe për korrupsionin, presionin ndaj drejtësisë, sulmet ndaj medias dhe abuzimin me fondet europiane si IPARD. Në të njëjtën kohë, raporti i “Transparency International” tregoi se Shqipëria ka pësuar një përkeqësim dramatik në perceptimin e korrupsionit, duke rënë me 11 vende në renditje.

Si mund të bësh hapa përpara drejt Bashkimit Europian kur të gjitha standardet, jo vetëm ato të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit, por edhe liria e medias dhe liria e shprehjes po shkojnë pikiatë? Ndërkohë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve paraqet një panoramë alarmante për ekonominë shqiptare. Korrupsioni, trafiku i drogës, evazioni fiskal dhe ndikimi i grupeve kriminale po deformojnë konkurrencën dhe po largojnë investitorët e huaj nga Shqipëria. Kjo është pasojë direkte e kapjes së shtetit dhe e një modeli qeverisjeje që favorizon klientelizmin dhe lidhjet me pushtetin, në vend të konkurrencës së ndershme dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në të njëjtën kohë, Edi Rama, në bashkëpunim me Aleksandar Vuçiç, po promovon një model të rrezikshëm që synon të zëvendësojë integrimin e plotë europian me një integrim të pjesshëm ekonomik. Ky është një projekt që nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por interesave personale të një elite që kërkon të shmangë standardet, kontrollin dhe përgjegjësitë europiane.

Shqipëria nuk mund të pranojë të trajtohet si periferi. Nuk mund të pranojë një Europë me dy shpejtësi, ku qytetarët shqiptarë mbeten qytetarë të dorës së dytë. Sot mesazhi i partnerëve ndërkombëtarë është i qartë: pa drejtësi të pavarur, pa luftë reale kundër korrupsionit dhe pa institucione funksionale, Shqipëria nuk mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian dhe keto jane pergjegjesi me se pari e kesaj qeverie.

Momenti gjeopolitik qe ka klthyer vemendjen ndaj Ballkanit Perendimor eshte nje moment qe kerkon plotesim mbi baze merite te cdo standarti europian, pasi nuk ka lluksin Sshqiperia te humbi trenin europian sepse ka qeverine me korruptuar ne europe. Ky nuk është më vetëm një paralajmërim. Ky është një alarm për të ardhmen europiane të vendit.

Faleminderit!/Dosja.al

erisa xhixho kuvend be

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur