14 Maj 2026, 15:15
Nga E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur alarmin për ligjet e investimeve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se po gllabërohet prona publike me ligje klienteliste.
Ajo tha se Parlamenti ka miratuar në mënyrë klienteliste pesë ligje me porosi, të cilat janë: ligji i investimeve strategjike, ligji i zonave të mbrojtura, ligji i porteve turistike, ligji i paketës së maleve dhe ligji i korporatës të investimeve shqiptare.
Zhupa theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian nuk arrihet vetëm duke hapur kapituj negociatash, por kërkon një misioni, i cili mbyll korrupsionin. Deputetja demokrate tha se ligji për investimet strategjike ka lehtësuar kalimin e pronës publike dhe private në duart e përfituesve të privilegjuar.
Deklarata e plotë:
Në fakt në Bashkimin Evropian nuk futesh vetëm sepse hap kapituj, po ka një mision më të madh të mbyllësh gropën e madhe të korrupsionit, për të cilën ju punoni në mënyrë të përditshme ta thelloni çdo ditë duke dhënë një kontribut të pandalshëm.
Ky parlament ka miratuar si në asnjë vend tjetër të Bashkimit Evropian dhe kundër çdo direktive, kundër çdo parimi, kundër kartës themelore të Bashkimit Evropian, kundër marrëveshjes së stabilizim-asociimit, pesë ligje që përbëjnë paketën e gllabërimit të pronës private dhe publike.
Ky parlament ka miratuar në mënyrë klienteliste pesë ligje me porosi, të cilat janë: ligji i investimeve strategjike, ligji i zonave të mbrojtura, ligji i porteve turistike, ligji i paketës së maleve dhe ligji i korporatës të investimeve shqiptare. Të pesë këto ligje janë vjedhje dhe gllabërim i pronës publike dhe private.
Ligji i investimeve strategjike jepte pronën publike duke gllabëruar dhe ca nga ato private me të gjithë benefitet e shtetit tek oligarkët e preferuar të qeverisë.
Kur i mbaruat të gjithë tokat bregdetare me ligjin e investimeve strategjike, i shtuat ligjin e paketës së maleve për të shtrirë gllabërimin e pronave publike, duke shtuar në këtë rast edhe futjen e elementëve të pronës private.
Pra, mund t'i vësh syrin dhe një prone private dhe ta marrësh, ta investosh, sepse i pasuri ka më shumë të drejta në këtë vend se i varfri. Se i pasuri mund të bëhet pronar ndryshe nga ai që e ka pronën trashëguar nga të parët e vet por nuk ka atë pasuri dhe atë lidhje me pushtetin.
Ligji tjetër ishte ligji i zonave të mbrojtura. I vetmi ligj që ju thotë Bashkimi Evropian që duhet ta shfuqizoni, sepse nuk ka më asnjë ndalesë. Mbasi mbaruat detet, kaluat tek malet, ju duheshin dhe zonat e mbrojtura. Dhe bëtë ligjin ku sot kanë hyrë fadromat në Pishporo, mund të hyjnë fadromat kudo nëpër Shqipëri sepse s'ka më zona të mbrojtura. Dhe në fund për ta mbyllur paketën e dhurimit të Shqipërisë si një plaçkë pa asnjë kriter dhe pa asnjë moral, bëtë edhe ligjin e korporatës së investimeve shqiptare.
Ky ligji tjetër dhuron dhe ato që ishin prona publike të cilat do t'u jepeshin oligarkëve për të ndërtuar kryesisht kulla. Siç keni planin në Pallatin e Brigadave, siç keni planin në Pallatin e Kongreseve dhe siç doni të gllabëroni prona shtetërore./Dosja.al
ina zhupa be kuvend
Politike
14 Maj 2026, 14:42
E.d
Ulsi Manja
TIRANË- Deputeti i PS-së dhe ish-Ministri Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar me Kryetarin e Kuvendit të Shqipëris&...
Politike
14 Maj 2026, 14:35
D.S
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi në Aachen të Gjermanisë. Kreu i qeverisë shprehet se kishte k&e...
Politike
14 Maj 2026, 14:25
E.d
Sami Lushtaku
KOSOVA- Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas incidentit të ndodhur këtë të enjte n&e...
Politike
14 Maj 2026, 14:20
D.S
Vangjel Dule
TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se qeveria po mashtron sistematikisht për integrimin në Bashkimin ...
Politike
14 Maj 2026, 14:06
E.d
Hysni Mehani
KOSOVA- Një incident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku Zv.ministri i Financave është dhunuar bruta...
Politike
14 Maj 2026, 13:55
E.d
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti i opozitës, Eno Bozdo tha se raporti amerikan evidenton shkaqet kryesore pse Shqipëria sot nuk po zhvillohet...
Politike
14 Maj 2026, 13:56
D.S
KOSOVË- Bartës të rinj, lëvizje të kandidatëve nga një parti politike në tjetrën, lënie jashtë dhjet&eu...
Politike
14 Maj 2026, 13:44
E.d
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha
TIRANË-Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend. Minist...
Politike
14 Maj 2026, 13:35
E.d
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar ditën e sotme se integrimi i vendit në BE, nuk ës...
Politike
14 Maj 2026, 13:20
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi tha se qeveria paraqet sukses, por raportet n...