LIVE UPDATES
Politike

Interpelanca për editorialin Rama-Vuçiç/ Shehu: S’mund të hyjmë në BE në një karrocë me Serbinë! Ministri Hoxha: Aty propozohej një rrugë e përshpejtuar dhe...

Tritan Shehu u shpreh, se se editoriali i propozuar ka qenë vendimmarrje personale e Ramës dhe Vuçiç. Sipas tij, qëndrimi i Ramës bie ndesh me qëndrimet historike që prej vendosjes së demokracisë në vendin tonë dhe me rezolutat e miratuara më herët në Kuvend, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE.

14 Maj 2026, 18:04 Nga E. D
Interpelanca për editorialin Rama-Vuçiç/ Shehu: S’mund
Ferit Hoxha,  Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Interpelanca u zhvillua lidhur me artikullin e përbashkët të botuar në muajin shkurt të këtij viti nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. 

Tritan Shehu u shpreh, se se editoriali i propozuar ka qenë vendimmarrje personale e Ramës dhe Vuçiç. Sipas tij, qëndrimi i Ramës bie ndesh me qëndrimet historike që prej vendosjes së demokracisë në vendin tonë dhe me rezolutat e miratuara më herët në Kuvend, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE.

Ndërkohë, Ministri Hoxha deklaroi, se propozimi i Ramës dhe Vuçiç synon që ta bëjë më të prekshme e të besueshme rrugën e anëtarësimit për Shqipërinë, Serbinë, por edhe vetë BE-në. Hoxha tha gjithashtu, se në artikullin e botuar nga Rama e Vuçiç për median gjermane, propozohej një rrugë e përshpejtuar dhe fleksibël që lejonte afrimin gradual me strukturat kryesore të BE-së përpara anëtarësimit.

Shehu: Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin, sepse interpelanca lidhet me një artikull të botuar nga kryeministri me bashkëautor Vuçiçin. Artikujt janë elementë personal dhe përgjigjen autorët që i kanë shkruar. Nga ana tjetër, unë mendoj se veprimi juaj zoti ministër është i gabuar, sepse ju në mënyrë të gabuar involvoni Ministrinë e Jashtme. Ministria e Jashtme s’ka pse të involvohet me një artikull të tillë që bie ndesh me parimet e integrimit europian të vendit tonë. Çështja është paraqitur në mënyrë personale nga dy drejtuesit e mazhorancave në Shqipëri dhe Serbi. Kryeministri nuk erdhi, nuk guxon të përgjigjet.

Pra në 2 shkurt 2026, kryeministri Rama me bashkëautorsi të Vuçiç kanë publikuar një editorial në median gjermane, ku kanë bërë një propozim publik drejtuar BE-së për një qasje të re në procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke hequr dorë nga një anëtarësim i plotë dhe duke u mjaftuar me një integrim të vendeve kandidate vetëm në tregun e brendshëm dhe zonën Shengen. Ky qëndrim i Ramës bie ndesh me qëndrimet historike që prej vendosjes së demokracisë në vendin tonë. Bie ndesh me rezolutat e miratuara më herët në Kuvend, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE. Ky artikull me ato që shpreh, shkel parimet e kuadrit negociator Shqipëri-BE dhe cënon interesat strategjike të Shqipërisë, të Kosovës dhe gjithë faktorit shqiptar në rajon.

Kur lexon këtë artikull, kupton krizën e thellë të regjimeve autokratike anti-europiane në rajonin tonë. Prandaj të dy bashkëautorët kërkojnë të fusin nga dritarja në atë familje qeverisjet e tyre anadollake, pasi hyrja nga porta do të ishte e pamundur pa realizuar thelbin e parimeve europiane. Kjo do të thoshte fundin e pushtetit të tyre. Prandaj kaluan në akrobaci. Ky artikull kërkon të legalizojë regjimet lindore, por kjo s’mund të ndodhë. Ajo është një tentativë ringjallje e projektit serb të Ballkanit të Hapur, i futur tashmë në arkivol. Një artikull ku aspiratat e shqiptarëve në rajon futen në një rrafsh me ato serbe. Këta kërkojnë të zhveshin BE-në nga vlerat mbi të cilat u themelua. Vërtetë mendoni se mund të hyjmë në BE në një karrocë me Serbinë? Serbia i ka sytë nga Rusia.

Hoxha: Në vitin 2013 ka qenë viti i fundit që BE u zgjerua. Zgjerimi nuk ka qenë më në qendër të agjendës europiane. Në kushtet e reja që përballet BE, zgjerimi shihet tashmë si një mjet për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ky riorientim i pozicionit të BE-së ka nxitur një valë diskutimesh në nivel europian dhe rajonal. Nga modelet e integrimit gradual tek anëtarësimi i diferencuar apo faza e ndërmjetme e përfshirjes në politikë apo tregjeve të përbashkët, debati reflekton një përpjekje serioze për të gjetur një ekuilibër mes nevojës për zgjerim dhe kapacitetit të BE-së për të qenë eficente. Natyrshëm që situata të tilla komplekse kërkojnë kreativitet dhe vision. Ky është konteksti në të cilin duhet parë artikulli i botuar disa muaj më parë, çka zgjoi vëmendje, por që kërkon një lexim të qetë dhe racional. Thelbi është që artikulli nuk sfidon aspak objektivin e anëtarësimit të plotë të vendit në BE. Përkundrazi, ai synonte ta bënte këtë rrugë më të prekshme, më funksionale dhe më të besueshme për vendet aspirante dhe për vetë BE-në. Askund në atë artikull nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga ky synim dhe për relativizimin e tij.

Aty propozohej një rrugë e përshpejtuar dhe fleksibël që lejon afrimin gradual me strukturat kryesore të BE-së përpara anëtarësimit, veçanërisht në fushat ekonomike të tregut të brenshëm dhe lëvizshmërisë, ndërkohë që procesi i anëtarësimit vazhdon natyrshëm në rrugën aktuale. Me shumë të drejtë vendet e Ballkani Perëndimor kanë një pritshmëri legjitime që të mos mbeten në atë zonën e pritjes pa fund. Dhe kjo krijon një nyjë që duhet adresuar. Këtu hyn ideja e asaj që është quajtur integrimi i përshpejtuar. Ajo nënkupton që vendet aspirante të përfitojnë më herët, përpara anëtarësimit, disa prej avantazheve kyçe të anëtarësimit në BE./Dosja.al

ferit hoxha  tritan shehu

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi