LIVE UPDATES
Politike

Thellohet skandali/ Cara: 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër, ‘Durrës Marina’ në prag katastrofe

Gjatë një deklarate për mediat, Cara u shpreh se kryeministri Rama ka falur një aset kombëtar sikur të ishte pronë personale, me një vlerë që tejkalon 3 miliardë euro, ndërsa shtoi se janë falur edhe taksa në vlerën 231 milionë euro.

14 Maj 2026, 16:14 Nga E.d
Thellohet skandali/ Cara: 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë
Igli Cara

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka deklaruar ditën e sotme se projekti “Durrës Marina” përbën një aferë të rëndë korruptive dhe një rrezik serioz për sigurinë publike. Gjatë një deklarate për mediat, Cara u shpreh se kryeministri Rama ka falur një aset kombëtar sikur të ishte pronë personale, me një vlerë që tejkalon 3 miliardë euro, ndërsa shtoi se janë falur edhe taksa në vlerën 231 milionë euro.

Ai tha se Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional, duke humbur një nga avantazhet më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike në rajon. Cara theksoi se denoncimet e PD-së, të mbështetura në fakte u injoruar, pasi që në fillim PD ka folur për dy studime gjeologjike dhe gjeomorfologjike të kryera nga kompani të njohura ndërkombëtare.

Deputeti demokrat tha se këto studime kanë evidentuar se zona nuk paraqet kushte të zakonshme ndërtimi dhe se, për garantimin e qëndrueshmërisë strukturore dhe kapacitetit mbajtës të objekteve, është projektuar përdorimi i pilotave me diametër rreth 1.5 metra dhe thellësi deri në 45 metra. Në fund, Cara tha se ‘Durrës Marina’, nga një aferë korruptive ku u përvetësua prona publike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e familjeve dhe qytetarëve që kanë investuar në atë projekt.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Që prej vitit 2023, Partia Demokratike e ka mbajtur ndezur vëmendjen mbi aferën e ‘Durrës Marina’, një projekt që mban autorësinë politike dhe përfitimet direkte të Edi Ramës.

Kryeministri fali një aset kombëtar sikur të ishte pronë personale, me një vlerë që tejkalon 3 miliardë euro. Po ashtu, u falën edhe taksa në vlerën 231 milionë euro.

Si të mos mjaftonte përvetësimi i pronës publike, Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional, duke humbur një nga avantazhet më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike në rajon.

Denoncimet tona të mbështetura në fakte konkrete u injoruan. Që në fillim të këtij projekti kemi folur për dy studime gjeologjike dhe gjeomorfologjike të kryera nga kompani të njohura ndërkombëtare, kompania italiane Technital dhe kompania gjermane Sellhorn.

Këto studime kanë evidentuar se zona nuk paraqet kushte të zakonshme ndërtimi dhe se, për garantimin e qëndrueshmërisë strukturore dhe kapacitetit mbajtës të objekteve, është projektuar përdorimi i pilotave me diametër rreth 1.5 metra dhe thellësi deri në 45 metra.

Zëri ynë në mbrojtje të interesit publik nuk u dëgjua, derisa emisioni ‘Piranjat’ kreu së fundmi një vlerësim me dron inxhinierik dhe konstatoi se objektet e para të ndërtuara kishin pësuar ulje deri në 74 cm, duke vënë në rrezik sigurinë e investimit dhe jetën e qytetarëve.

Dje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikoi një deklaratë zyrtare mbi qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy objekteve të projektit zhvillimor ‘Durrës Marina’. Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmoi se:

Objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm;

Objekti 04 ka pësuar ulje prej 18 cm.

Edhe pse grupi i inspektimit, i përbërë nga IKMT, AZHT, Instituti i Ndërtimit dhe Bashkia Durrës, kreu verifikimet dhe informoi publikun, në atë deklaratë mungonte përcaktimi i përgjegjësisë institucionale dhe teknike.

Në asnjë pjesë të deklaratës nuk përcaktohej se kush mban përgjegjësi për këtë problematikë, e cila nuk përbën thjesht një devijim teknik, por një rrezik potencial për jetën dhe pronën e banorëve.

Institucionet shtetërore nuk paguhen me taksat e shqiptarëve vetëm për të verifikuar denoncimet e medias, por kanë detyrimin ligjor të kryejnë kontroll të vazhdueshëm në terren, të monitorojnë zbatimin e standardeve teknike dhe të çojnë përpara përgjegjësisë administrative dhe penale çdo subjekt që abuzon me ligjin dhe sigurinë publike.

Sot, Partia Demokratike kërkon përgjigje për disa pyetje themelore:

A janë kryer raportet topografike, studimet gjeologjike, gjeomorfologjike dhe sizmike të zonës, të cilat janë detyrim ligjor për miratimin e lejes së ndërtimit?

Cilat subjekte apo kompani i kanë hartuar këto studime dhe kush i ka miratuar ato?

A ka pasur devijime nga projekti gjatë fazës së zbatimit nga kompania ndërtuese, apo kemi të bëjmë me gabime në projektim dhe dimensionim strukturor?

A japin sot institucionet përgjegjëse garanci teknike dhe ligjore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre objekteve?

Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të punimeve në atë zonë deri në përfundimin e një ekspertize të plotë, të pavarur dhe të detajuar tekniko-inxhinierike.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese, si KLSH dhe SPAK, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos presin derisa ajo që sot paraqitet si shkelje teknike dhe institucionale të shndërrohet nesër në një fatkeqësi me pasoja të rënda.

‘Durrës Marina’, nga një aferë korruptive ku u përvetësua prona publike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e familjeve dhe qytetarëve që kanë investuar në atë projekt.

Këto fakte dhe konstatime janë përtej debatit politik.
Ato janë kambanë alarmi për sigurinë e jetës dhe pronës.
Ato janë kujtesë se, ndërsa qytetarët punojnë dhe kontribuojnë, qeveria vazhdon të shpërdorojë interesin publik dhe të mashtrojë shqiptarët./Dosja.al

igli cara pd deklarate

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi