LIVE UPDATES
Politike

‘Noizy’, ‘Kapedani’, ‘Nusja’ dhe ‘Q8’/ Cilat janë kodet që përdornin familja e Aleksandër Prendit për të komunikuar me njëri-tjetrin

Sipas dosjes hetimore, pseudonimet që familjarët dhe të afërmit e Aleksandër Prendit përdornin janë: ‘Noizy’, ‘Kapedani’ e ‘Nusja’. 

15 Maj 2026, 14:01 Nga E. D
‘Noizy’, ‘Kapedani’, ‘Nusja’ dhe
SPAK

TIRANË- Zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, ka nxjerrë në pah edhe pseudonimet që përdornin me njëri-tjetrit gjatë komunikimeve me mesazhe. Sipas dosjes hetimore, pseudonimet që familjarët dhe të afërmit e Aleksandër Prendit përdornin janë: ‘Noizy’, ‘Kapedani’ e ‘Nusja’. 

‘Noizy’ është Gëzim Prendi, babai i Aleksandër, Andreas dhe Pjetri Prendit. Ndërsa, Aleksandër Prendit i referohen me pseudonimin ‘Nusja’. Andrea Prendi thirret si ‘Q8’, si moderi i makins që ai kishte në përdorim ndërsa Pjetri Prendit thirret ‘Kapedani’. Ndërkohë Arsen Ceni, një person i afërm me ta, thirret si ‘Strategu’.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri tjetrin si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë, dhe më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu” ashtu si është i regjistruar edhe në aplikacionin Ëhatsapp ku përdor numrin +3935004…., Andrea Prendi, përdorues i numrit telefonik +35569511…. është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i autoveturës Audi Q8 të cilën e ka në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni), Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy” ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”./Dosja.al

 

spak aleksandër prendi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec