LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria, në një situatë të vështirë!" Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Kemi dokumente që tregojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës, duhet një mision fakt-mbledhës

Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve, duke përdorur të gjithë shtetin si një trupë elektorale.

3 Qershor 2025, 16:17 Nga M.B
"Shqipëria, në një situatë të
Sali Berisha

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partisë Popullore Europiane (PPE), tha se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë, duke e cilësuar vendin si i vetmi narko-shtet në Europë. Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve, duke përdorur të gjithë shtetin si një trupë elektorale.

Sipas Berishës, gjatë fushatës janë shpërndarë para publike në mënyrë abuzive, përfshirë nga 100 euro për çdo pensionist dhe falje prej 200 milionë eurosh në gjoba, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Ai riktheksoi rolin e patronazhistëve, të cilët kanë pasur qasje në të dhëna personale të qytetarëve dhe janë përdorur për t’i kërcënuar apo joshur ata.

Berisha e përshkroi Shqipërinë si një vend ku kartelet e drogës kanë kapur portet, trafikun e heroinës dhe janë në bashkëpunim me policinë, prokurorinë, ministrat dhe vetë kryeministrin, duke përmendur emrin e Ergys Agasit si koordinatori i lidhur me këto aktivitete kriminale.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se janë dhënë 138 licenca për kultivimin e kanabisit në një sipërfaqe prej 29,000 hektarësh, shumë më tepër se kufiri ligjor prej 200 hektarësh. Berisha kërkoi nga PPE një mision fakt-mbledhës në Shqipëri për të verifikuar dokumentet që faktojnë lidhjet e shtetit me kartelet ndërkombëtare të drogës si Sinaloa, Medellín, Peru, Bolivi e të tjerë.

Fjala e Berishës:

Faleminderit, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar Z. President.

Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.

Ajo mobilizoi dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të kthyer në një lloj “policie politike” të quajtur patronazhistë. Patronazhistë të armatosur me të dhëna personale të marra nga sistemet digjitale të qeverisë dhe bankave, të cilat u përdorën për të joshur apo kërcënuar qytetarët në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje.

Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.

Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.

Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Edhe një herë, ju falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Faleminderit!

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj