Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo shprehet se do të vijojë të kontribuojë për vendin, aq më shumë që tani sipas saj denoncimet ja bën me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëkohësisht dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës ka reaguar lidhur me lajmet për largimin e saj nga PD.
Kalaja shprehet në një postim në rrjetet sociale se dëshiron të sqarojë se nuk është dorëhequr nga PD dhe se kauzat e saj i çon deri në fund. Më tej shton se ajo do të vijojë të kontribuojë për vendin, aq më shumë që tani sipas saj denoncimet ja bën me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.
Duke ironizuar, Kalaja shprehet në fund të postimit të saj se "të gjithë mediat e regjimit, kanë që mbrëmë që më ftojnë nëpër studio".
POSTIMI I PLOTË:
Një sqarim i detyrueshëm (për ata që më duan e nuk më duan ).
Lidhur me lajmin e shpërndarë mbrëmë dhe sot nga media të ndryshme, të pushtetit dhe jo vetëm se, qenkam larguar nga PD, jam e obliguar të jap sqarimin e mëposhtëm se:
Së pari, informoj të gjithë miqtë e mi realë dhe virtualë që janë dëshpëruar nga ky lajm se, unë nuk jam dorëhequr, pasi siç më njohin shumë mirë Ata, unë nuk largohem dhe nuk i kthej "kurrizin" askujt, qoftë dhe 1 person të jetë bashkuar me parimet e mia.
Së dyti, informoj të gjithë ata që janë gëzuar nga ky lajm, se nuk i'a jap këtë kënaqësi, se siç e dinë ata, unë kauzat i çoj deri në fund.
Së treti, do vijoj të kontriboj për vendin tim, pasi:
1. Unë politikën vijoj ta shoh si moral të vlerave.
2. Unë nuk bëj kompromis me të vërtetën.
3. Për mua, korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë.
Aq më shumë tani, që denoncimet i'a bëj me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.
Do shihemi së shpejti......
PS: Duke i qëndruar 100% komentit që kam bërë te një nga Degët ku unë kam qenë e deleguar dhe u bë viral?!, ka "një të mirë" kjo punë se, pasi më shpallën Non Grata prej 3 vitesh, të gjithë mediat e regjimit, kanë që mbrëmë që më ftojnë nëpër studio
Foto ilustruese VLORË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS ashtu siç kishte njoftuar dit më parë ka hapur sot kutinë nr. 4...
Erion Alibej TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore ndaj Erion Alibejt është shtrë sërish. Mësohet se shkak për shty...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur nesër një takim të rëndësishëm politik, ku do t&...
MAS TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pasi teza e provimit të anglishtes është bërë publike ditën e sot...
foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike lidhur me kërkesën për verif...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me nisjen e sezonit veror janë hapur 36 qendra shëndetësore verore n&e...
alban pira TIRANË- Aktivitisti i partisë politike "Lëvizja Bashkë", Alban Pira, i cili gjithashtu në zgjedhjet e 11 majit kan...
Sali Berisha TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, ka zbuluar mesazhin e Sali Berishës për kan...
Adriana Kalaja TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëherësh dhe ish-kandidate...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke ngritur shqet&e...