Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zoti Rama njoftoi përmes Twitter-it se do t’i zyrtarizojë këto propozime të hënën pranë Presidentit të Republikës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkarkoi të shtunën ministrin e Punëve të Brendshme Bledar Çuçi, dhe pritet të propozojë në këtë post kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Zoti Rama njoftoi përmes Twitter-it se do t’i zyrtarizojë këto propozime të hënën pranë Presidentit të Republikës.
Ai nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi arsyet e shkarkimit, madje ashtu si edhe herë të tjera, vlerësoi zotin Çuçi “për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë”.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të opozitës, Gazment Bardhi, e lidhi shkarkimin e ministrit Çuçi me ngjarjet, që ndodhën së fundi në Fushë-Krujë, ku familjarë të deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhunuan dy shtetas në një lokal.
Ai shkroi në Twitter se shkarkimi i ministrit Çuçi ishte i merituar, por zoti Rama po e dorëzonte ministrinë e Brendshme në duart e krimit të organizuar, duke lënë të kuptohet se është kundër emrit të ri të propozuar.
“Vetëm në qeverinë e Edi Ramës ndodh që ministrat e Brendshëm të emërohen jo për të luftuar, por për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes“, shënoi zoti Bardhi.
Ndërsa ministri Çuçi theksoi përmes Facebook-ut se për dy vite “punoi në këtë detyrë të vështirë me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.
Po të hënën, krahas propozimeve drejtuar Presidentit për ndryshimin e ministrit të Brendshëm, pritet një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të shqyrtohen procedurat e zëvendësimit të deputetit Rraja, i cili dorëzoi mandatin si ligjvënës, pasi djali dhe vëllezërit e tij kryesuan grupin e dhunuesve kundër dy shtetasve në Fushë Krujë.
Pritet që agjendës së kësaj mbledhje t’i shtohet edhe tema e ndryshimeve në qeveri si dhe zëvendësimi i mundshëm i zotit Balla në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar.
Pas ish ministrave të brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Aleksandër Lleshaj, ministri Çuçi bëhet ministri i katërt socialist, që shkarkohet nga kjo detyrë gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste. Pas ndryshimit të ministrit të Brendshëm zakonisht në Shqipëri ndodhin edhe ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.
Marrë nga VOA
Erion Murataj ELBASAN- Kryetari i Partisë Social-demokrate në Elbasan Erion Murataj ka deklaruar se emërimi i Taulant Ballës si mi...
Bledian Koka TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e Taulant Ballës në krye të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në samitin e NATO-së që do të mbahet në Vilnius do të r...
Rrahman Rraja TIRANË- Policia e shtetit ndaloi në Fushë-Krujë 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, të...
Bledi Cuci TIRANË- Ministri i Brendshëm i shkarkuar Bledar Çuçi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama pë...
Bledi Cuci dhe Edi Rama TIRANË- Deputeti socialist Bledi Çuçi nuk do të jetë më ministër i Brendshëm,...
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në qeveri ditën e sotme. Me anë të një postimi në Twitter,...
Taulant Balla, Edi Rama dhe Bledi Cuci TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bredar...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar videon e dhunës së grupit të Rrajave ndaj dy personave në Kru...
Rrahman Rraja dhe Arkend Balla KRUJË- Deputeti socialist Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit ditën e sotme dhe ka deklaruar se do...