LIVE UPDATES
Politike

Dorëzimi i mandatit nga Rrahman Rraja, VOA: Erdhi pasi djali dhe vëllezërit e deputetit dhunuan dy vëllezër

Videot e kësaj dhune, bashkë me portretet, armët dhe shkopinjtë e drunjta të autorëve mbushën rrjetet sociale dhe mediat e vendit.

8 Korrik 2023, 22:03 Nga I.A
Dorëzimi i mandatit nga Rrahman Rraja, VOA: Erdhi pasi djali dhe
Rrahman Rraja

TIRANË- Policia e shtetit ndaloi në Fushë-Krujë 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, të dyshuar si autorë të dhunimit fizik të dy shtetasve në një lokal të zonës. Videot e kësaj dhune, bashkë me portretet, armët dhe shkopinjtë e drunjta të autorëve mbushën rrjetet sociale dhe mediat e vendit.

Në to shihen djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja si dhe dy vëllezërit e tij, bashkë me të paktën 5 persona të tjerë, teksa godasin me sende të forta dy shtetas në një kafene.

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dorëzoi sot mandatin e deputetit dhe u tërhoq nga jeta politike, për shkak se djali dhe dy vëllezërit e tij janë bashkautorë të ngjarjes dhe midis personave që janë shpallur në kërkim nga policia.

Deputeti Rraja u ka kërkuar ndjesë publike dy viktimave të dhunës së shkaktuar prej familjarëve të tij, përmes një njoftimi, dhe i ka bërë thirrje djalit të arratisur, që të dorëzohet para drejtësisë.

Ai tha se ndjehej i turpëruar nga veprimet e të birit, se kishte dështuar si prind, ndërkohë që banorët e krahinës e kishin zgjedhur kryetar komune më herët si dhe deputet të tyre në dy mandate.

Deklaratën e deputetit Rraja e shpërndau zyra e Partisë Socialiste, ndërsa më pas u mësua se grupi parlamentar socialist do të mblidhet të hënën.

Dhunën e grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit Rraja ndaj dy shtetasve të pambrojtur e dënoi edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi.

Duke iu referuar dhunës së familjarëve të kolegut të grupit të tij parlamentar, ministri Çuçi, theksoi se pamjet e dhunës në Krujë, janë të rënda e të papranueshme, dhe se askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Ministri Çuçi ishte sot për afro dy orë në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë, prej nga dolën pa ndonjë deklaratë. Ndërsa pak kohë më pas erdhi edhe dorëheqja e deputetit socialist Rraja.

Të arrestuarit dhe ata që janë në kërkim akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, moskallëzim krimi dhe pengim hetimesh.

Për arrestimet e fundit u angazhuan një numër i madh forcash policore për shkak të numrit të madh të autorëve në ndjekje, si dhe prej terrenit të vështirë, ku shpesh fshihen një numër i konsiderueshëm personash me të dhëna kriminale.

Viktimat e dhunës, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, janë pjesëtarë të familjes Maja, ndërsa shumica e autorëve të dhunës i përkasin familjes Rraja, por konflikti është më i gjerë me banorët e zonës për shkak të një gurore.

Ata janë ankuar se punimet dhe shpërthimet në gurore kryen pa standarte profesionale dhe u rrezikojnë jetën dhe u dëmtojnë shtëpitë e zonës. Por ankesat dhe denoncimet e banorëve kanë sjellë edhe reagimin e dhunshëm të grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit socialist.

Marrë nga VOA

rrahman rraja grupi i rrajave

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim