LIVE UPDATES
Politike

Bardhi kundërshton shtyrjen e interpelancës me ministrin e Brendshëm: Po shkelni Kushtetutën dhe të drejtat e opozitës

Gjatë fjalës së tij, Bardhi argumentoi se Ministri ka detyrim kushtetues të jetë i pranishëm në Kuvend për t’iu përgjigjur kërkesave për interpelancë dhe se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pa votim.

11 Qershor 2026, 14:14 Nga E. D
Bardhi kundërshton shtyrjen e interpelancës me ministrin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar shtyrjen e interpelancës me Ministrin e Brendshëm, duke e cilësuar këtë vendimin si shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Bardhi argumentoi se Ministri ka detyrim kushtetues të jetë i pranishëm në Kuvend për t’iu përgjigjur kërkesave për interpelancë dhe se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pa votim.

Bardhi theksoi se interpelanca ishte kërkuar me procedurë urgjente për shkak të vrasjes punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe se Ministri duhet të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime. Demokrati tha më tej se mungesa e Ministrit nuk mund të përdoret si arsye për shtyrjen e interpelancës, ndërsa akuzoi mazhorancën se po cenon të drejtat kushtetuese të opozitës dhe po shmang llogaridhënien në Kuvend.

"Zonja nënkryetare sapo shkelët rregulloren e kuvendit. Së pari nuk ka takim apo telefonatë ministri, që mund t'i shmanget Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dhe kushtetuta detyron ministrin të jetë prezent në kuvend. Ministri mund të ketë nevojë edhe të dalë në banjo, dhe të thotë nuk do bëj interpelancën se do shkoj në banjo. Po ky nuk është justifikim. Dhe interpelanca urgjente me ministrin është në rend dite. Nuk e shtyn dot ti. Që me mikrofonin ndezur, thua shtyhet për javës tjetër. Kush je ti që ndryshon rendin e ditës, të seancës plenare? Ku e bazon ti këtë? Me çfarë lehtësie injoroni ju të drejtat kushtetuese të opozitës. Kush je ti që na mohon ne të drejtat kushtetuese? Ndryshimi i rendit të ditës bëhet me votim nga seanca plenare. Ke votim ti? Me çfarë lehtësie ngrihesh ti dhe thua shtyhet javës tjetër se është në banjo ministri? Me çfarë të drejte? Ministri, ndërprit seancën, të mbarojë çfarë takimi ka dhe të vijë këtu të japë llogari.

Nuk kemi kërkuar interpelancë normale, kemi kërkuar interpelancë urgjente, sepse çështja është urgjente. Është vrarë në krye të detyrës një punonjës policie, për shkak të një keqkalkulimi të atij operacioni policor dhe ministri duhet të vijë këtu dhe të japë llogari për Kuvendin e Shqipërisë. Pashë që ishte... në vend që ta shpërbleni familjen e tij, pashë që kishte shpërndarë drejtori i policisë SMS për të mbledh lekë nga punonjësit e policisë. Ky shtet jemi ne, që nuk nderojmë as të rënët në krye të detyrës. Shkuat, vajtuat për një gjyqtar që u vra në sallë të gjyqit dhe e keni braktisur familjen e tij. Asnjë masë nuk ka marrë kjo qeveri. Vritet një punonjës policie, thua nuk vjen të japë llogari në kuvend ministri se ka shkuar në tualet. Jo zonjë, nuk bëhet kështu. Ke detyrim të respektosh rregulloren e kuvendit, e ke në rend dite.

Nuk ndryshon dot ministri rendin e ditës. Se kishit firmosur dhe një shkresë, për interpelancën e kërkuar me ministrin e infrastrukturës, që thoshte, ministri, ja na ka thënë, që privatët janë në gjyq që kështu ministri nuk vjen të japë llogari. Ministri jep llogari sepse ajo procedurë për aeroportin është miratuar me ligj të posaçëm të këtij kuvendi. Kontrata koncesionare është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Dhe ne nuk pyesim për konfliktin mes ortakëve, por kemi për detyrë të pyesim çfarë masash ka marrë ministria për një kontratë koncesionare, për zbatimin e kontratës koncesionare. Nuk mund ta injoroni ju kushtetutën vetëm se keni mikrofonin përpara. Është në rend dite zonjë, dhe ti nuk ke asnjë autoritet për të ndryshuar rendin e ditës. Ndërprit seancën plenare dhe sill nga tualeti ministrin e brendshëm të japë llogari për vrasjen e një punonjësi policie. Faleminderit," tha Gazment Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës