LIVE UPDATES
Politike

"Ryanair" vjen në Shqipëri, 18 destinacione nga TIA/ Rama batuta me pronarin: Është oligark! Ia kaluam edhe Turqisë pas pandemisë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për linjën më të re ajrore në Shqipëri që quhet Ryanair. Kreu i qeverisë foli me superlativë për këtë linjë ajrore, ndërsa tha se tentativat kanë qenë vite më parë

8 Qershor 2023, 18:56 Nga m.s
"Ryanair" vjen në Shqipëri, 18 destinacione nga TIA/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për linjën më të re ajrore në Shqipëri që quhet "Ryanair". Kjo kompani do të operojë tashmë dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me fluturimet që do të jenë të mundura që nga vjeshta e këtij viti dhe me destinacione të reja.

Kreu i qeverisë foli me superlativë për këtë linjë ajrore, ndërsa tha se tentativat kanë qenë vite më parë. E tashmë falë kësaj linje ajrore, Shqipëria ka siguruar një vulë që i vihet kur kthehehet në destinacion global. Rama ka bërë batuta edhe me pronarin e Ryanair, ndërsa e cilësoi si një nga oligarkët e aviacionit botëror. Kryeministri tha se ai nuk besonte tek Shqipëria, por ja që Shqipëria e detyroi ta besojë. Duke qëndruar sërish tek batutat, ai shtoi se është e lehtë të bësh të dorëzohet një italian, por shumë e vështirë ta bësh këtë me një irlandez.

"E vërteta është që e kam pritur prej kohësh këtë ditë dhe kjo lidhet me kompaninë Ryanair. Shefi i kompanisë nuk tha të gjithë të vërteten sepse ne e kemi kërkuar prej kohësh kompaninë Ryanair dhe hezitimi për të ardhur në Shqipëri nuk ka qenë thjeshtë i lidhur me taksën e lartë të aeroportit, por ka qenë i lidhur me një fakt tjetër, që ma ka shpjeguar dikush disa vite më parë, kur unë i thashë, si t’ia bëjmë që të sjellim Ryanair në Shqipëri? Ai më tha, “Ryanair nuk është kompani fluturimi. Ryanair është vula që i vihet një vendi kur ai vend kthehet në destinacion global. Fakti që Ryanair iu shmanget domethënë që akoma nuk keni arritur të ktheheni në destinacion turistik global”.

Për këtë arsye unë jam sot këtu sepse ardhja e Ryanair me 18 destinacione nga Tirana nëpër Europë tregon që ne kemi marrë një vulë të rëndësishme e cila vjen pas një përpjekjeje të gjatë për të ndryshuar katërcipërisht jo vetëm imazhin e Shqipërisë e cila sot është në të gjitha mediat ndërkombëtare si vendi që duhet vizituar, por për të ndryshuar shumë gjëra që lidhen pikërisht pastaj me krijimin e këtij imazhi. Se Shqipëria ka pasur detin po kaq të bukur edhe 10 vjet më parë, ka pasur edhe diellin po kaq me shkëlqim edhe 10 vite më parë, ka pasur dhe malet aty po dhe 10 vite më parë, por për fat të keq nuk ka pasur asgjë tjetër për të mundësuar që të gjithë nga të katërta anët e botes të duan të vijnë në Shqipëri.

Sot isha me organizatorët e festivalit UNUM në Shëngjin. Kam qenë në edicionin e pare të festivalit ku mezi u mblodhën 1500 vetë. Edicioni i këtij viti u mbyll sapo dhe regjistroi 20 mijë vetë. Dhe 20 mijë vetë me dhjetëra e dhjetëra kombësi, jo vetëm nga Europa, por nga Meksika, nga Amerika latine, nga Katari, nga Arabia Saudite e plotë e plotë destinacione të tjera. Sot organizatorët e festivalit e kishin hallin komplet tjetër nga ai që kishin kur u bë edicioni i parë që ishin shumë nervozë sepse numri i pjesëmarrësve ishte i vogël për ambicien e tyre. Sot problemi i tyre ishte i kundërti. Si do përballojmë fluksin që rritet në mënyrë eksponenciale dhe që mund të shkojë shumë shpejtë në 40, në 50, në 60 mijë vetë sepse kjo bie ndesh pastaj me natyrën e festivalit.

Thënë të gjitha këto, le të kthehemi vetëm për pak te aeroporti i Tiranës i cili eshtë një histori e madhe suksesi dhe është një histori e madhe suksesi e një kompanie shqiptare. Pas vitesh e vitesh të tëra nën thundrën e një koncesioni që unë nuk dua të dyshoj që është bërë me qëllime të mira në atë kohë sepse në të gjitha rastet ai koncesion solli ndryshim në aeroportin e Rinasit, i cili deri në atë kohë ishte një aeroport katundi, nga ana tjetër ishte një koncesion i tmerrshëm për kushtet në të cilat e vinte shtetin dhe në të cilat vinte dhe pasagjerët dhe për shkak të atij koncesioni ne ishim aeroporti më i shtrenjtë i Europës dhe duke qenë aeroporti më i shtrenjtë për kompanitë ishim dhe pastaj një vend ku biletat ishin jashtëzakonisht të shtrenjta.

Sot kjo situatë është përmbysur katërcipërisht, por nuk është përmbysur katërcipërisht thjeshtë sepse ne kemi bërë më në fund çlirimin e aeroportit nga thundra e atij koncesioni, por sepse kompania shqiptare e cila u paragjykua siç u paragjykuam edhe ne kur bëmë këtë ndryshim që nuk ishte në fund të ditës rezultat i vullnetit tonë, por ishte rezultat i ambicies dhe kurajës së kompanisë e cila negocioi dhe u vu në zotërim të aeroportit duke e marrë nga të huajte.

Sot faktet flasin se jemi në kushtet e një historie krejt tjetër dhe aeroporti është ende një qenie në zhvillim dhe jam i bindur që shumë shpejte do të lindi nevoja për të tjera hapësira, për të tjera facilitete, plus zgjidhja e problemit kronik të parkimeve është tanimë në rrugë, ashtu sikundër investimi i madh që kompania po përgatit të bëjë siç e tha edhe menaxheri këtu në fjalën e tij për energjinë diellore është një tjetër lajm jashtëzakonisht pozitiv dhe aeroporti i Tiranës është sipas të dhënave të Aviacionit Europian aeroporti i vetëm në Europë i cili ka tejkaluar 100%-in e rikuperimit pas pandemisë. Shifra e vitit të shkuar ishte 123% plus pas pandemisë, ndërkohë që i dyti mos gabohem ishte aeroporti i Stambollit me 92% dhe pastaj vinin të tjerët. Në këtë aeroport vjet janë përpunuar 5.2 milionë pasagjerë, një shifër e paimagjinueshme deri vetëm pak vite më parë dhe këtë vit projeksioni ynë, projeksioni i Aviacionit Civil dhe ministrisë është 6.5 milionë ndërkohë që ambicia e kompanisë është për të prekur shifrën e 7 milionëve. 5.2 milionëshi i vitit të shkuar ishte objektivi i vitit 2027, u arrit vjet dhe unë jam i bindur që objektivi i 10 milionë turistëve është një objektiv i cili është çështje e një kohe shumë të shkurtër dhe jo e vitit 2030.

Natyrisht që futja në fushë edhe e aeroportit të Vlorës do të rrisë në mënyrë përsëri eksponenciale kapacitetin turistik të Shqipërisë, do të rrisë pa diskutim ekonominë siç ndikon ky aeroport drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe do të forcojë edhe më shumë imazhin e një destinacioni turistik global, gjë që do të thotë shumë më tepër punësim, shumë më tepër lëvizje në aspektin e tregtisë, shumë më tepër lëvizje në aspektin e prodhimit në shërbim të turizmit dhe kështu me radhë.

Do ta mbyll aty ku e nisa dhe do ta mbyll tek arsyeja për të cilën kemi ardhur. Dua ta falenderoj shefin e Ryanir që na nderoi me prezencën e tij. Duket sikur ka humbur valixhen këtu në aeroport kur e sheh, por të jeni të sigurt që keni përpara një nga oligarkët më të mëdhenj të aviacionit botëror dhe jam shumë i kënaqur që e kemi sot mes nesh sepse kisha kohë që e prisja këtë ditë, ta shikoja në sy e t’i thoja: nuk besove tek Shqipëria, por ja që Shqipëria të detyroi të besosh dhe ja ku erdhe sot këtu. Të bësh të dorëzohet një italian është kollaj, por të të dorëzohet një irlandez është shumë e vështirë, kështu që në fund të ditës duhet ta dish që ju jeni kampionët e kokëfortësisë në gadishullin britanik, ne jemi kampionët e kokëfortësisë këtu në Ballkan dhe Ballkani është vullkani i kokëfortësisë në Europë", tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi se këtë vit vendi ynë do të presë më shumë se 6.5 milionë pasagjerë.

“Unë dua t’ju përgëzoj z. Kastrati për ndryshimin thelbësor. 100 milionë euro investim nga momenti i marrjes së kontratës dhe jam shumë e sigurtë që kjo shifër është kaluar që tani, dhe ju do investoni në shumë sektorë. Po i kthehem aviacionit civil, sërish skeptikët që na thanë se bëjmë vetëm projekte 3D dhe që thonin se këtu nuk do vinin kurrë kompanitë me emër, ne nuk flasim me fjalë, por me punë dhe fakte. Do presim më shumë se 6.5 milionë pasagjerë gjatë këtij viti, 10 milionë pasagjerë është reformuar për të pritur. Ne punojmë me shifrat që ishin parashikuar për vitin 2027, jemi në advancë dhe kjo kërkon impenjim të të gjithë sektorit, duke nisur nga rregullatori. Gjithashtu, duhet thënë që ajo që dukej një e ardhme e largët për Shqipërinë, me 3 aeroporte ndërkombëtare praktikisht është dita e sotme. Aeroporti i Tiranës nuk ka nevojë për reklamë se vazhdon të jetë i preferuari i shqiptarëve”.

“Në Kukës numërohen 40 mijë pasagjerë dhe ne shpresojmë që ky numër të rritet, që është një gate tjetër ndërkombëtar i shqiptarëve. Në vitin 2018, vetëm 7% e shqiptarëve kishin akses në aviacionin civil, për shkak të çmimit të biletave, pikave të aeroportit e shumë kompleksitete të tjera. Shqipëria njihej si një nga vendet me çmimet me të larta të biletave, ne ishim kthyer në delen e zezë të aviacionit për kompanite low cost, dhe askush nuk kishte guxim të vinte në Shqipëri dhe të investonte. Gjithçka ka ndryshuar pas vitit 2020, ne dolëm nga kriza akoma më të fortë dhe ky ishte momenti i shpërthimit të industrisë në vendin tonë. Ajo që ne po bëjmë sot është se po investojmë fuqishëm për të përmbushur të gjithë ato parametra që do na hapnin mundësitë për të ardhmen. Dua të falenderoj “Ryanair-in” që e ndërrmori këtë hap, është një kompani e konsoliduar e të cilës duhet t’i them se aviacioni civil këtu është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve, të jesh low cost nuk do të thotë të mos respektosh të drejtat e pasagjerëve. 18 fluturime në vjeshtë, 9 prej të cilave destinacione te reja tregon se ju keni ardhur për të qëndruar gjatë dhe jemi të lutur që të mirëpresim sa më shumë kompani. Ne besojmë që me gjithë fokusin, do vijojmë me investimet në këtë fushë, navigimi ajror”.

edi rama linja ajrore ryanair

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN