LIVE UPDATES
Politike

Draft-propozimi i Ramës për asociacionin e komunave me shumicë serbe, VOA: E paqartë nëse e ka hartuar Qeveria shqiptare

Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje.

8 Qershor 2023, 18:52 Nga A.B
Draft-propozimi i Ramës për asociacionin e komunave me shumicë
Edi Rama

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka dorëzuar presidentit frncez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan. Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, deklaroi kryeministri Rama, duke bërë të ditur se dokumenti është hartuar "nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh", pa shpjeguar se kur ka ndodhur, por duke theksuar se: “është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”.

Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”.

Javën e shkuar kryeministri Rama pati një takim të veçantë me presidenti francez Macron, gjatë Konferencës së sigurisë në Bratislavë, ku zoti Macron foli me tone të ashpra ndaj autoriteteve të Kosovës duke i konsideruar ato përgjegjëse për situatën e krijuar në veri.

Një situatë që sipas kryeministri Rama “po merr përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës” e cila shtoi ai, “si kurrë më pare, po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptar”, të cilët i cilësoi si “zotët e shtëpisë në Kosovë”.

Ndërsa e cilësoi dokumentin e ofruar prej tij si konfidencial e për të cilin nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti, zoti Rama u mjaftua të shpjegojë se “unë mendoj që një asociacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës , që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetë administrim, vetë menaxhim, quheni si te doni, atyre që e përbëjnë, pa e venë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e insitucioneve të Republikës së Kosovës; që i jep mundësi t’i bëjnë ato që duhet të bëjnë për arsimin dhe për shëndetësinë dhe që patjetër gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është gjëja që i duhet sot Kosovës”, nënvizoi ai./Marre nga VOA

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj