Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas saj pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Ajo shtoi se me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Xhixho theksoi se projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me pensionet. Përmes një postim në llogarinë e saj në "Facebook", Xhixho shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të tallet me pensionistët dhe se ka 11 vite që nuk ua rrit pensionet.
Sipas saj pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Ajo shtoi se me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Xhixho theksoi se projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta.
Deputetja e PL-së shtoi se indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës, ndërkohë që çmimet dhe kostoja e jetesës rriten përditë. Ajo shkruan se taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve, por për të vjedhur me PPP-të dhe koncensionet korruptive. Sipas saj këtë do të bëjë edhe me buxhetin e 2025-s.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:
Edi Rama vazhdon të tallet me pensionistët, u merr votën ndërkohë që ka 11 vjet që nuk i rrit pensionet. Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta. Indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës, ndërkohë që çmimet dhe kostoja e jetesës rriten përditë.
Taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve, por për të vjedhur me PPP-të dhe koncensionet korruptive. Këtë do të bëjë edhe me buxhetin e 2025-s. Indeksimi me vetëm 4.1% është qesharak në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës.
Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 170 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro. Duke e cilësuar të shenjtë detyrimin që i kemi këtij brezi që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, Partia e Lirisë do t’u vijë në ndihmë pensionistëve duke u bërë të mundur atyre:
Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomik. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore. Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për reabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë si dhe të artikujve mjekësor (paterica, karroca, shtretër ortopedikë), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve. Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore. Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

ilir meta, monika kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Par&e...
Meta dhe Gjokutaj TIRANË- Avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj në një intervistë...
Selanik SELANIK- Aktivistë të Lëvizjes Bashkë ditën e sotme kanë qenë të pranishme në takimin e kryeministrit ...
Gjergj Erebara dhe Rama TIRANË- Gazetari i Balkan Investigative Reporting Network, gjithashtu i njohur si BIRN, Gjergj Erebara ka reaguar në lidh...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eum...
Rama SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Pas takimit me shqiptarë...
Balla SELANIK- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtues Politik i Partisë Socialist...