4 Nëntor 2024, 09:49
Nga r.ll
ilir meta, monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Kryemadhi e ka dorëzuar përmes postës ankimimin, ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes avokatit pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.
Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK. Ndërkohë për Metën, gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest në burg." Ish-presidenti prej më shumë se një jave është transferuar në paraburgimin e "313".
Avokati Genc Gjokutaj tha dje se është bërë gati edhe kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Ai theksoi se ata kanë përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë. Ai shtoi se Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.
Arrestimi i Metës
Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta po kthehej nga Kosova kur grupit operacional në zonën e "Casa Italia" kanë rrethuar mjetin e me të cilin po udhëtonte Meta. Nga pamjet e publikuara personat ishin të maskuar ndërsa Meta u nxor me dhunë nga mjeti. Gjithashtu nga pamjet duket një nga policët të cilët godasin Metën në kokë.
Arrestimi i Metës u bë për akuzat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë", për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" dhe për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.
monika kryemadhi ilir meta
Politike
3 Nëntor 2024, 22:11
N.F
Meta dhe Gjokutaj
TIRANË- Avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj në një intervistë...
Politike
3 Nëntor 2024, 21:35
N.F
Selanik
SELANIK- Aktivistë të Lëvizjes Bashkë ditën e sotme kanë qenë të pranishme në takimin e kryeministrit ...
Politike
3 Nëntor 2024, 21:22
N.F
Gjergj Erebara dhe Rama
TIRANË- Gazetari i Balkan Investigative Reporting Network, gjithashtu i njohur si BIRN, Gjergj Erebara ka reaguar në lidh...
Politike
3 Nëntor 2024, 20:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Politike
3 Nëntor 2024, 20:20
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Politike
3 Nëntor 2024, 20:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...
Politike
3 Nëntor 2024, 19:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eum...
Politike
3 Nëntor 2024, 19:25
N.F
Rama
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Pas takimit me shqiptarë...
Politike
3 Nëntor 2024, 18:34
N.F
Balla
SELANIK- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtues Politik i Partisë Socialist...
Politike
3 Nëntor 2024, 17:50
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një mbledhje online me strukturat...