Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se nuk ka fakte për këtë konstatim, por shtoi se këto dy ngjarje në të njëjtën ditë nuk mund të jenë thjesht rastësi.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur këtë të premte konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ku u ndal edhe tek 13 Qershori, datë që sipas tij shënon lidhjen mes dy ngjarjeve. Në fjalën e tij, Berisha tha se anulimi i mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri është e lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Ai tha se nuk ka fakte për këtë konstatim, por shtoi se këto dy ngjarje në të njëjtën ditë nuk mund të jenë thjesht rastësi.
"Do rikthehem në një moment në ngjarjet e datës 14 qershor. Me 13 qershor, Edi Rama anuloi takimin e parashikuar në kuadrin e Lidhjes së Prizrenit, mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë. Me 14 pasdite, Putini i vogël rrëmben në një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, edhe aty nuk guxon ta praktikojë Kim Jong-un të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale. Siç e patë ju, Edi Rama tha se unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën? Koincidenca flet shumë. Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes dy ngjarjeve, por duke pasur parasysh se Edi Rama është publikisht i njohur si një argat i Vuçiçit, edhe mëkat t’i lidhësh nuk është. As të nesërmen, Edi Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim, as për të dënuar aktin. Mos u çudisni kur të vrapojë në Beograd me ‘Ismailin’ dhe t’i sjellë në Tiranë se i duhet të tregojë një peshë për të lehtësuar veten përpara procesit McGonigal. Gjithçka po e bën për mbijetesën para një procesi që i qëndron si Shpata e Damokleut dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Pra, siç e shihni ky është një skenar i përkeqësimit të krizës, në një kohë kur kërkohet shpërshkallëzimi i saj, shtensionimi i saj. Rama dhe Vuçiç po e acarojnë atë. Rama dhe Vuçiç po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm. Çdo ditë Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Thotë se Albin Kurti do luftë, si mund të dojë një vend pa ushtri luftë? Luftë do ai me vëllain e tij në Tiranë, sepse duan ndarjen e Kosovës. Prandaj i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të këtyre dy autokratëve famëzinj. Përsëris thirrjen time ndaj autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë te Marrëveshja e Ohrit si një marrëveshje e cila në vlerësimin tim, jep një përparim të madh në maarrëdhëniet mes dy vendeve,"-tha Berisha.
Viktor Orban TIRANË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ndodhet në Shqipëri, në një vizitë zyrtare. Në një konfer...
Viktor Orbán TIRANË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në një konferencë të përbashkët me homologun E...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme me homologun hungarez, Viktor Orba...
Viktor Orban TIRANË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, vuri ...
Bajram Begaj MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, i pranishëm në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për...
Edi Rama TIRANË- Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, Rama, e mbylli fjalën e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një konferencë tw pwrbashkwt me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban shprehu mir&...
Lefter Maliqi TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, në një komunikim p...
Edi Rama dhe Viktor Orban TIRANË- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga hom...
Flamur Hoxha TIRANË- Flamur Hoxha dha dorëheqjen nga detyra e Sekretarit Organizativ dhe anëtarit të Kryesisë së PDSH-së...