LIVE UPDATES
Politike

Begaj në Forumin e Prespës: Askush s’mund të verë në pikëpyetje integritetin territorial të Kosovës, realitet politik i pakthyeshëm

Presidenti Begaj nënvizoi se është koha e duhur që liderët e Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin përgjegjësitë historike, për ta çuar përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis tyre.

16 Qershor 2023, 11:23 Nga DOSJA
Begaj në Forumin e Prespës: Askush s’mund të verë
Bajram Begaj

MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, i pranishëm në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Diaolog, ku mori pjesë në sesionin me temë: 'Paqja dhe Demokracia kundrejt Luftës dhe Autokracisë', vuri në dukje se askush nuk mund të verë në pikëpyetje integritetin territorial të Kosovës. Në këtë sesion ishin të ftuar Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Në fjalën e tij në këtë sesion, Presidenti Begaj duke iu referuar Kosovës dhe dakordësisë publike të arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, tha se askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, pasi Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm. Duke iu referuar marrëveshjes së Prespës, Presidenti Begaj nënvizoi se është koha e duhur që liderët e Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin përgjegjësitë historike, për ta çuar përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis tyre. Në mbyllje të fjalës, kreu i Shtetit theksoi se pavarësisht situatave gjeopolitike, e ardhmja e rajonit do të jetë në familjen evropiane dhe euroatlantike.

Fjala e Begajt: 

Është kënaqësi pjesëmarrja në këtë panel, një platformë e rëndësishme rajonale, në dobi të paqes, sigurisë, dhe prosperitetit. Është vërtet kënaqësi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi, pasi ky forum vjen në një moment shumë delikat, por edhe të rëndësishëm për rajonin tonë, për hapësirën euroatlantike. Ky forum, na kujton Marrëveshjen historike te Prespës dhe na tregon se si liderët kurajozë e vizionarë mund dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësi. Mbi të gjitha, ajo marrëveshje zgjeroi hapësirën euroatlantike të sigurisë. Duke u kthyer tek tema e këtij paneli, mes paqes dhe demokracisë nga njëra anë dhe luftës e autokracisë nga ana tjetër, mund të them, se nisur nga eksperienca e Shqipërisë gjatë periudhës së komunizmit, vendi im për afro 50 vjet ishte në një lloj paqe, por nuk kishte demokraci.

Paqja është thuajse e garantuar kur vendet janë dhe kanë demokraci. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, pati një optimizëm të përgjithshëm, se lufta nuk do të ishte më një opsion dhe se demokracia po triumfonte e po zgjeronte hapësirën e saj në mbarë botën. Por vetëm tre dekada më pas, ne u bëmë dëshmitarë të një agresioni brutal të paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak nga një prej vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndaj një vendi tjetër sovran e anëtar i Kombeve të Bashkuara. Efektet e këtij agresioni janë të shumëfishta, që nga kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore e deri tek siguria ushqimore. Rritja e çmimi të energjisë, pasiguria e tregjeve globale, rritja e inflacionit, po ndikojnë negativisht në vendet tona, si dhe kanë rritur ndjesinë e pasigurisë për të ardhmen. Një efekt të drejtpërdrejtë kjo luftë e ka edhe për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, ku ende po përpiqemi të ndërtojmë një rajon ku të mbizotërojë fryma e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit. Në fillim të kësaj ndërhyrjeje iu referova Marrëveshjes së Prespës, por ende ne i kemi të gjalla imazhet që çuan në Marrëveshjen e Dejtonit për ndalimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Imazhet që çuan në arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund genocidit dhe operacionit spastrues të Milloshevicit në Kosovë. Apo të Marrëveshja Kuadër të Ohrit, që ka prodhuar një frymë shumë të mirë bashkëpunimi ndëretnik këtu në Maqedoninë e Veriut, mes shqiptarëve e maqedonasve.

Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm!

Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërrmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre.

Kemi krijuar shumë organizata e iniciativa rajonale në funksion të këtij qëllimi, por ende duket se jemi larg asaj që ne dëshirojmë: një rajon në paqe, një rajon të sigurt e një rajon të zhvilluar. Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë.

Si vend anëtar në NATO por edhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është solidare e po kontribuon me aq sa mundet që agresori në Ukrainë të mos triumfojë. Në këto tre dekadat e fundit jemi përpjekur të ndërtojmë e konsolidojmë, në Shqipëri, institucione funksionale demokratike, duke pasur dhe mbështetjen e vyer të partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Këtë tendencë e shoh edhe në vendet e tjera të rajonit dhe në tërësi rajoni po përjeton një moment të ri dhe një dinamikë premtuese. Gjysma e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë sot vende aktive të NATO-së, si dhe të gjitha vendet kanë bërë një progres në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Për herë të parë Bashkimi Evropian organizoi një samit me liderët e rajonit jashtë hapësirës së saj, në Tiranë. Dhe po për herë të parë një nga vendet e rajonit, Shqipëria, ka marrë kryesinë e Procesit të Berlinit. Të gjitha këto zhvillime, por edhe ato të bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve të rajonit, janë shumë inkurajuese.

Jemi para sfidash të tilla thelbësore që kërkojnë masa e angazhim kombëtar, rajonal e ndërkombëtar. Përballë këtyre duhet të bashkohemi për zgjidhje e ndryshim. Ka një element thelbësor në këtë drejtim që vendos demokracinë dhe stabilitetin përballë njëri-tjetrit dhe kjo është dobësia e institucioneve demokratike në shumë vende të rajonit. Ndaj dhe dëshiroj të nënvizoj, se sot marrin rëndësi më shumë se kurrë vlerat e qeverisjes demokratike, si dhe rëndësia kritike për të vazhduar investimin tonë në marrëdhëniet euroatlantike. Por, gjithashtu, konstatoj me keqardhje, se në vitet e fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe rritjes së influencës së aktorëve të tretë dashakeqës në rajonin tonë, gjithnjë e më shumë po zë vend mëdyshja: demokraci apo stabilitet. Nga historia kemi mësuar, se demokracia nuk është e pakthyeshme. Ajo varet nga shumë variabla, të njohur e të panjohur, të cilat duhen mbajtur mirë në vëmendje. Tolerimi i tyre, apo më keq mosveprimi i menjëhershëm e i koordinuar, e bën kalimin nga demokracia në autokraci, thjesht çështje kohe.

Në këtë epokë të konkurrencës strategjike, sfidat tradicionale janë bërë më të mprehta dhe sfidat e reja më komplekse. Ndaj dhe dëshiroj të nënvizoj, se sot marrin rëndësi më shumë se kurrë vlerat e qeverisjes demokratike.

Së bashku, edhe nga ky forum, mundet e duhet të përcjellim mesazhin, se pavarësisht situatave gjeopolitike, e ardhmja e këtij rajoni do të jetë në familjen evropiane dhe euroatlantike. Ata që synojnë kthimin e këtij rajoni pas në të kaluarën konfliktuale duhet t’i bëjmë të dështojnë. Duke qenë se jemi një rajon relativisht i vogël ku kulturat e traditat janë ngushtësisht të ndërlidhura, Ballkani ka mundësi reale të krijojë energji pozitive, veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit më intensiv e më të zgjeruar ekonomik. Ballkani ka një kontribut për të dhënë, një eksperincë për të ndarë dhe një dorë të zgjatur miqësisht ndaj fqinjëve e aleatëve. Kësisoj konfliktet tona mund të bëhen mësimet tona. Duke e mbyllur, dëshiroj të falënderoj edhe njëherë Presidentin Pendarovski dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut për këtë mundësi që na dhanë në këtë qytet të bukur buzë liqenit të Ohrit, ku harmonia ndëretnike është model për t’u ndjekur. 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj