LIVE UPDATES
Politike

Raporti i BE për Shqipërinë/ Floriana Garo: Drejtësi me probleme, korrupsion në të gjitha fushat, përfshirë fushatat zgjedhore

Ajo më tej u shpreh se ka presion mbi gjyqtarët nga qeveria. Garo u shpreh se BE shqetësohet edhe për mungesën e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, veçanërisht kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare dhe çështjet e mbartura.

25 Korrik 2024, 15:34 Nga N.F

Raporti i BE për Shqipërinë/ Floriana Garo: Drejtësi me

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka reaguar në lidhje me raportin e BE-së për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj Garo u shpreh se në vendin tonë ka probleme në drejtësisi dhë shtoi se ka korrupsio në të gjitha fushat. 

Ajo më tej u shpreh se ka presion mbi gjyqtarët nga qeveria. Garo u shpreh se BE shqetësohet edhe për mungesën e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, veçanërisht kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare dhe çështjet e mbartura.

Zëdhënësja e PD-së gjatë deklaratës së saj më tej thekson se një goditje në raport marrin edhe institucionet, në letër të pavarura, por që shërbejnë si antena të qeverisë si AMA dhe Televizioni publik, duke u përmendur shqetësimet e ngritura në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual. Ajo tha se po ashtu BE vëren se nuk ka një shpërndarje të drejtë të reklamave shtetërore dhe të burimeve të tjera shtetërore.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:

Drejtësi me probleme, presion i qeverisë mbi gjyqësorin, AMA e kontrolluar nga pushteti dhe korrupsion në të gjitha fushat, përfshirë edhe në fushata zgjedhore. Këto janë disa nga shumë përfundimet e raportit të BE për Shqipërinë ku hija e zezë e qeverisë nxihet edhe më tej.

Reforma në drejtësi nuk i ka zgjidhur problemet e drejtësisë, thekson raporti i Bashkimit Europian në kapitullin për shtetin e së drejtës. Edhe pse ruan gjuhën zakonisht të drunjtë të institucioneve ndërkombëtare, raporti cek shumë problematika që Partia Demokratike i trajton përditë dhe bien ndesh me propagandën qeveritare.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një drejtësi të dobët përballë sistemit, por edhe mungesën e gjyqtarëve dhe vendet bosh mbetur nga spastrimet e vetingut. BE shqetësohet edhe për mungesën e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, veçanërisht kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare dhe çështjet e mbartura.

Raporti e vë theksin edhe te ‘tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë’. Në këtë pikë duhet dalluar një fakt thelbësor: I vetmi politikan i pa prekur apo hetuar në Shqipëri është Edi Rama dhe njerëzit më të afërt të tij. Ndërkohë ‘drejtësia e re’ ka nën hetim krerët e tri partive kryesore opozitare, duke filluar me kryetarin e arrestuar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mbahet i izoluar pa akuzë prej 7 muajsh.

Raporti cek edhe korrupsionin ‘e përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe fushatat zgjedhore’ duke ringritur kështu alarmin e opozitës për zgjedhje të manipuluara. Nuk kalojnë pa u ‘ndëshkuar’ as ndryshimet në Ligjin për Komisionet Hetimore, të kritikuara sipas BE, për kufizimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit. Sipas raportit Parlamenti ka dështuar të respektojë disa nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Një goditje në raport marrin edhe institucionet, në letër të pavarura, por që shërbejnë si antena të qeverisë, AMA dhe Televizioni publik, duke u përmendur shqetësimet e ngritura në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual. Po ashtu BE vëren se nuk ka një shpërndarje të drejtë të reklamave shtetërore dhe të burimeve të tjera shtetërore.

Partia Demokratike e përshëndet raportin e BE, edhe pse mendon se gjendja e Shqipërisë aktualisht, dhe prospektet e saj, janë në rrugë të kundërt me integrimin dhe vlerat europiane. Edi Rama dhe demokracia e tij iliberale përbën një rrezik për Shqipërinë dhe zvogëlon shanset e saj të integrimit.

floriana garo pd raporti i be

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara