Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak.
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë. Mësohet se komisioneri vendosi regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të ketë në përbërje 10 subjekte zgjedhore: Partia e Lirisë (PL); Partia Republikane (PR); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Fryma Re Demokratike (FRD); Partia Demokratike (PD); Partia Agrare Ambjentaliste (PAA); Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD); Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).
Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak. Kështu kandidatja Alketa Bici nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Gramsh, kandidati Zek Doda nga lista shumemërore Partisë së Gjelbër iu bashkua Këshillit të Bashkisë Lezhë. Kandidati Qerem Çelpica nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Kavajë. Gjithashtu, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie Himarë.
Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji që drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit ...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso morën pjesë në një...
Agron Shehaj dhe Ervin Mete TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me ko...
Ervin Mete TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj n...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërin...
Ina Zhupa dhe Blendi Gonxhja TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kultu...
Belinda Balluku dhe Matteo Salvini ROMA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi n...
Pamje nga Protesta TIRANË- Pas disa minutash tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiran&e...
Blendi Këlliçi TIRANË- Blendi Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë&nbs...
Silva Caka TIRANË- Përfaqësuesja e PL Silva Caka në protestën e ditës së sotme ka folur për përplasjen n&...