LIVE UPDATES
Politike

‘Raporti i BE i damkosi...’ - Berisha: Ata që Rama dërgoi në Bruksel dolën të nxirë, kanë bërë krim me zgjedhjet

Berisha thekson se, ndryshe nga pretendimet e qeverisë dhe mbështetësve të saj, raporti i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian përfaqëson një kritikë të qartë dhe të argumentuar ndaj proceseve zgjedhore në Shqipëri.

5 Qershor 2025, 19:41 Nga I.A

‘Raporti i BE i damkosi...’ - Berisha: Ata që Rama dërgoi

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha foli rreth zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe raportimeve për procesin zgjedhor në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë” në SYRI TV,  Berisha thekson se, ndryshe nga pretendimet e qeverisë dhe mbështetësve të saj, raporti i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian përfaqëson një kritikë të qartë dhe të argumentuar ndaj proceseve zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë dhe mungesën e fushës së barabartë për konkurrencë politike, çka përbën, sipas tij, një shkelje të rëndë të parimeve demokratike.

"Në qoftë se ju merrni parasysh tërbimin e narkopushtetit, institucioneve të tij, por edhe avoketërve të krimit dhe lakejve të qeverisë. Këto dy ditë, janë dëshmia më e mirë e asaj se çfarë goditje të rëndë mori narkoshteti dhe nëmëkatura e tij, kartelet e drogës dhe organizatat kriminale në Bruksel. Armiqtë e egër të votës së lirë, në të vërtetë, armiqtë e egër të lirive themelore të njeriut dhe të vetë ekzistencës sonë kombëtare kanë dy ditë që bërtasin të tmerruar nga ajo që ndodhi në Bruksel. Përpiqen e mashtrojnë shqiptarët se aty ne u ngritëm kundër Integrimit. Mirëpo, në fjalët e para raporti thotë se procesin e integrimit të Shqipërisë e mbështet njëlloj qeveria, opozita dhe shoqëria shqiptare. Por këta janë mashtrues, ordinerë. Këta nuk dinë të flasin.

Raporti që u paraqit në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian, me zgjedhjet është shumë i saktë. Ka marrë frazat e para të raportit të përbashkët të të gjitha organizmave ndërkombëtare që vëzhguan zgjedhjet. Në zgjedhje thotë raporti i parlamentarëve evropianë, citon raportin e Odihr-it, nuk pati fushë të barabartë. Pra ishin të pabarabarta. Të gjithë ata që kanë kulturën më elementare elektorale, e dinë që ky është parimi më themelor i atyre që quhen zgjedhje të drejta dhe jo vetëm kaq por thotë që qeveria përdori gjerësisht resurset e saj në fushatën elektorale. Pra, damkos me shtetin elektoral. Këtë e kanë kuptuar mirë.

Pasi Edi Rama kishte bërë përpjekjet më të mëdha për ndryshime dhe kishte dështuar të ndryshojë raportin, mund të them që ata që dërgoi ai pas nesh në Bruksel ata dolën të nxirë. Të nxirë nga mbledhja, saqë dhe dyert mezi i flisnin. Pra, raporti, pikërisht tek zgjedhjet nuk lëshon asgjë. Përdorën gjerësisht burimet shtetërore në garën elektorale dhe ky është krim i madh elektoral. Pastaj është në nderin e atyre europarlamentarëve që zhvilluan në atë sallë dimensionin tjetër kriminal të kësaj shumice, organizatat kriminale dhe kartelet dhe rolin e tyre në zgjedhje. Por, ato dy ditë në Bruksel zhvilloheshin dy aktivitete paralele në të cilat Shqipëria për hir të vërtetës, zgjedhjet në Shqipëri dhe situata në Shqipëri ishin epiqendër," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit