LIVE UPDATES
Politike

'28 deputetë nën patronazhin e karteleve të drogës'/ Berisha: Këto zgjedhje, një farsë kriminale elektorale

Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur të gjithë potencialin financiar, logjistik dhe njerëzor të shtetit për të mposhtur kundërshtarin politik dhe për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

5 Qershor 2025, 19:37 Nga I.A
'28 deputetë nën patronazhin e karteleve të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale të kontrolluar nga narkoshteti dhe kartelet kriminale. I ftuar këtë të enjte në emisionin “Task Force” në Syri TV, Berisha tha se kur kushtet nuk përmbushen dhe procesi zhvillohet nën kontrollin e një regjimi që ka shpallur kodin zgjedhor si një “kinezeri”, atëherë nuk mund të quhet më proces demokratik. Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur të gjithë potencialin financiar, logjistik dhe njerëzor të shtetit për të mposhtur kundërshtarin politik dhe për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Berisha tha se në Shqipëri kanë ndodhur dy zhvillime të rënda që kanë goditur integritetin e zgjedhjeve. Ai theksoi se punonjës të administratës publike janë përdorur si operatorë elektoralë, ndërsa shteti ka shpenzuar miliona euro për të blerë vota. Sipas tij, vetëm gjatë fushatës u shpërndanë 76 milionë euro për pensionistët, u falën 200 milionë euro gjoba dhe kamata, dhe u firmosën mbi 500 milionë euro në kontrata publike dhe koncesione.

Ai paralajmëroi se zgjedhjet nuk janë më një proces demokratik, por një farsë e planifikuar nga një shtet i transformuar në makineri elektorale, i cili bashkëpunon ngushtësisht me kartelet e drogës dhe grupet kriminale për të frikësuar dhe kontrolluar qytetarët.

Berisha tregoi se kartelet e drogës kishin nën patronazh 28 deputetë, ndërsa farsa zgjedhore e 11 majit u dominua nga dy elementë: blerja masive e votës dhe terrorizimi i votuesve, duke shkelur çdo parim të kodit zgjedhor dhe dokumenteve ndërkombëtare që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Votimet dhe zgjedhjet janë një proces, kur ato zhvillohen mbi bazën e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare kemi të bëjmë me një proces zgjedhor, i cili ndjek kritere, standarde ligjore të caktuara dhe zbaton parimet ndërkombëtare për zgjedhje të lira, dhe garën. Por në rast se ky proces kryhet në një kohë kur kreu i narkoshtetit ka shpallur kodin zgjedhor një kinezeri.

Në rast se ky proces zhvillohet kur kreu i narkoshtetit apo i diktaturës vendos të përdorë të gjithë potencialin financiar, njerëzor, logjistik, të gjithë fuqinë ekzekutive që të mposhtë kundërshtarin në garë, mjaftojnë këto që zgjedhjet të jenë një parodi, një farsë dhe jo një proces zgjedhor.

Në rastin e Shqipërisë kanë ndodhur 2 gjëra të mëdha për procesin zgjedhor, së pari shteti me të gjitha potencialet e tij, kështu dhjetëra mijëra punonjës të administratës që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë u shndërruan në operatorë elektoralë, terroristë apo polici politike elektorale për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.

76 milionë euro u përdorën për të blerë publikisht vota, për të shpërblyer çdo pensionist 100 euro për votë në mes të fushatës. 4500 evente, në periudhën e ndaluar me ligj, u organizuan, më shumë se në 3 vite e gjysmë të marra së bashku, katër muaj para zgjedhjeve. 200 milionë euro kamata dhe gjoba u falën këto 10 vitet e fundit, 2 ditë para zgjedhjeve. Dhjetëra mijëra punonjës u punësuan përkohësisht për votë. Dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie u shpërndanë, duke përdorur kështu fuqinë ekzekutive për të blerë vota. Mbi 500 milionë euro prokurime publike, koncesione, u firmosën në periudhën e ndaluar nga ligji, vetëm e vetëm për vota.

Të gjitha këto janë dëshmi e transformimeve të shtetit dhe institucioneve të tij në shtet elektoral dhe institucione elektorale. Këto janë të mjaftueshme, të tepruara që zgjedhjet të shndërrohen në farsë dhe të mos jenë një proces i vërtetë.

Por në Shqipëri, krahas shndërrimit të shtetit në shtet elektoral, kemi të bëjmë me narkoshtetin, i cili në bashkëpunim të ngushtë me kartelet e drogës, me hanxharët e krimit dhe të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, u shndërruan në një makineri — nëse e para ishte një industri e blerjes së votës, kjo e dyta një makineri gjigande frikësimi, frikësimi, terrorizimi të shqiptarëve dhe kontrollit të vullnetit të tyre.

Kartelet e drogës dhe organizatat kriminale kishin 28 deputetë në patronazhin e tyre për t’i mbështetur.
Pra, e vërteta është që farsa elektorale e 11 majit u dominua nga këto 2 tipare kardinale, në të cilat u thye çdo parim i kodit zgjedhor dhe i dokumenteve ndërkombëtare,"
tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit