LIVE UPDATES
Politike

"Rama tani është më i nxirë se kurrë"/ Berisha: Gerond Meçe ka dëshmuar çdo gjë për Ramën dhe...

Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Lideri i opozitës theksoi se PD u ka faktuar çdo shqiptari dhe çdo qytetari të lirë, zyrtari të lirë në Europë dhe në botë, se Edi Rama nuk bën zgjedhje, por bën farsë.

6 Shkurt 2026, 19:31 Nga E. D
"Rama tani është më i nxirë se kurrë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Gerond Meçe ka dëshmuar gjithçka për Edi Ramën dhe Linda Ramën. Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Lideri i opozitës theksoi se PD u ka faktuar çdo shqiptari dhe çdo qytetari të lirë, zyrtari të lirë në Europë dhe në botë, se Edi Rama nuk bën zgjedhje, por bën farsë.

"Këto janë rrethanat. Pra, nuk janë të lehta, janë të vështira. Por ne vijmë në këtë kilometrin e fundit, dhe ta keni të qartë që ky është kilometri i fundit, vijmë pasi u kemi faktuar çdo shqiptari dhe çdo qytetari të lirë, zyrtari të lirë në Europë dhe në botë, se Edi Rama nuk bën zgjedhje, por bën farsë. Dhe ju e patë vetë, Departamenti i Shtetit nuk dërgoi urim duke shpjeguar se ne urojmë vetëm zgjedhjet e lira, të tjera nuk urojmë.

Ju e patë vetë se 7 rezoluta ndërkombëtare denoncuan zgjedhjet në Shqipëri dhe narkoshtetin. Pra, ne e mbrojtëm votën në kuptimin ligjor të saj. Ai Libri i Zi që publikuam për zgjedhjet lokale, ai pati efekt të jashtëzakonshëm, se ai libër bëri që ata që erdhën për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshëm, të hapin sytë katër. Ai libër bëri që në Kongresin e PPE në Valencia, shtatë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, rezoluta e votuar në unanimet, shprehet se në Shqipëri zhvillohet farsë elektorale, nuk zhvillohet zgjedhje.

Kjo ishte shumë e rëndësishme. Pse? Sepse, në qoftë se ai nuk ka legjitimitet një ditë të qëndrojë në pushtet, çdo veprim i yni kundër tij ka legjitimitet të plotë dhe ne jemi brenda ligjit shqiptar dhe ndërkombëtar në betejën tonë.
Ne denoncuam me qindra herë aferat e tyre. Sot aferat e tyre kanë marrë dhenë, kanë marrë botën. Ne kemi denoncuar me dhjetëra herë AKSHI-n, ne nuk bëmë kompromise me ta, por qëndruam. Koha provoi sa të drejtë kishim ne.

Koha provoi se Edi Rama, siç është 2 metra siç thotë, është vetëm aparencë, sepse në thelb dhe mbrapa është Ergys Agas. Është një turp njerëzor. Është një njeri që përveçse ka vjedhura qindra milionë, urdhëron marrjen peng për të pasuruar familjen e tij, të biznesmenëve, të cilët nuk duhet të marrin pjesë në tendera. Është Ergys Agasi, koordinatori i bandave të tij kundër zgjedhje, të cilin e ka përdorur për vrasje, për vjedhje, për çdo gjë tjetër.

Fatmirësisht, se ndonjëherë rastësia është mbreti, biznesmeni shkoi dhe dëshmoi në dy shtete. Dëshmoi tek partnerët tanë, gjermanët, por edhe tek partneri tjetër. Kështu që Rama tani është më i nxirë se Agasi. Sepse Meçe ka dëshmuar çdo gjë për Ramën. Ka dëshmuar çdo gjë për Lindën. Gerond Meçe ka dëshmuar çdo gjë për të gjithë strukturën supermafioze të një agjencie shtetërore, nuk është ndërmarrje private. Është agjenci shtetërore AKSHI," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet