LIVE UPDATES
Politike

"Tani shpresa e vetme jemi ne"/ Berisha: Rama po injoron ultimatumin e Brukselit se do të zhbëjnë procesin e integrimit

Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha u shpreh se Rama nuk ka fituar zgjedhje, por farsë.

6 Shkurt 2026, 19:00 Nga E.d
"Tani shpresa e vetme jemi ne"/ Berisha: Rama po injoron ultimatumin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se Rama po injoron ultimatumin e Brukselit se do të zhbëjnë procesin e integrimit. Gjatë foltores me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha u shpreh se Rama nuk ka fituar zgjedhje, por farsë.

Ai tha se një qeveri që nuk vjen nga zgjedhje të lira, nuk mund të qeverisë një popull. Në fund, Berisha tha se shpresa e vetme e vendit është opozita. 

Sali Berisha: Pra, shikoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta ndaj nesh. Shikoni se këta nuk njohin asnjë kufi. Harrojnë që 90 përqind e shqiptarëve, ëndrrën më të bukur e shohin në BE dhe nuk e kanë gabim sepse në këtë komunitet është faktuar se njerëzit bëhen më të lirë, njerëzit bëhen më të mëkëmbur, njerëzit bëjnë një jetë më të mirë. Kjo është e vërteta, ndaj dhe e duan me gjithë zemër.

Por, tani që vjen problemi që Edi Rama nuk ka ku shkon më, tani ai absolutisht është, me gjithë ultimatumin që ka marrë, se jemi të gatshëm të ndërmarrim një proces që nuk e kemi ndërmarrë kurrë, të zhbëjmë procesin e integrimit, ai gjithë ditën duke punuar për vendimin që do dalë sonte. Ky është zhvillimi më i fundit dhe unë nuk kishte si ta injoroja këtë vendim.

Pra, është një thirrje e madhe për ne, dhe një gjë duhet t’u rikujtoj, në këtë situatë, shpresa e vetme jemi ne. Shpesh me të drejtë thonë: njerëzit nuk kanë shpresë, jo njerëzit janë pa shpresë, si t’ia bëjmë për shpresën. Prisni! U votua. Zgjedhjet nuk i fitoi kurrë Edi Rama. Ua them unë ju. Të mos gabojë njeri të mendojë se ka fituar zgjedhjet. Ka fituar farsën, po. Po farsat opozitat nuk i fitojnë kurrë. Farsat i fitojnë diktaturat. Të ndalemi në këtë moment. Të japësh 2 miliardë euro, dy ditë para votimit, me të cilën ke falë gjoba dhe kamata për 210 mijë familje, zgjedhje nuk ka, të dashur miq.

Të gjithë ata që kanë minimumin e kulturës elektorale, dhe kur them këtu kulturë elektorale, e them në kuptimin ligjor. Sepse secili nga ne duhet ta ketë të qartë, e drejta elektorale është një e drejtë e veçantë, tërësia e të cilës përbën rregullin e zgjedhjeve. Në qoftë se ti, dy ditë para zgjedhjeve, fal 2 miliardë euro për 200 mijë familje, që po t’ua pjesëtosh në pjesë të barabarta i bie 10 mijë euro për familje, ti zgjedhje nuk bën. Kurrkund, edhe në vendet më të lira të botës, zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka, edhe po nuk e bëre këtë. Po në qoftë se, e shndërron administratën në polici elektorale që kërcënon, që shantazhin, zgjedhje nuk ka. Nuk ka zgjedhje në qoftë se përdor të gjitha burimet shtetërore, siç keni parë. Përdor të gjitha automjetet. Përdor të gjithë administratën. Përdor të gjithë buxhetin. Zgjedhje nuk ka, se ai tjetri që është në fushë nuk ka as parkun e qeverisë, as buxhetin që është i juaji dhe jo i qeverisë, nuk ka as armatën e punonjësve të paguar për t’u shërbyer qytetarëve që kthehen kundër tyre në zgjedhje.

Jo, kështu që zgjedhje nuk ka. Zgjedhje nuk ka në qoftë se vrasës, trafikantë që kanë miliarda euro dhe që janë një emër, herë i njohur, herë i panjohur, vërsulen drejt zgjedhësve me hanxharë dhe para, zgjedhje nuk ka. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që ai që zhvillon këtë farsë, në Shqipëri, në Venezuelë, në Bjellorusi dhe kudo, ai nuk ka asnjë orë legjitimitet. Ai nuk ka legjitimitet për të qeverisur një ditë të vetme. Opozita e atij vendi ka të gjithë të drejtën të përdorë të gjitha mjetet kundër tij. Një qeveri që nuk vjen nga zgjedhje të lira, nuk mund të qeverisë një popull. Dhe ky është rasti konkret./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet