Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai nënvizoi se problemet reale të sistemit janë proceset gjyqësore që zvarriten, vakancat e pazbatuara, zgjatjet e afateve të krerëve të gjykatave dhe paraburgimi i padrejtë për qytetarët.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka deklaruar se indeksimi i pagave është i vlefshëm për çdo punonjës të shtetit shqiptar dhe sipas tij, sot gjyqtarët kanë paga të dinjitetshme, të barabarta me vendet anëtare të BE-së. Duke folur për Abc News, Lamallari theksoi se llogaridhënia e zyrtarëve dhe besimi i qytetarëve te drejtësia janë kyçe për forcimin e demokracisë dhe integrimin europian.
Gjithashtu, ai nënvizoi se problemet reale të sistemit janë proceset gjyqësore që zvarriten, vakancat e pazbatuara, zgjatjet e afateve të krerëve të gjykatave dhe paraburgimi i padrejtë për qytetarët.
"Indeksimi është i vlefshëm për çdo punonjës të shtetit shqiptar, institucionet e pavarura, buxhetore ose jo. Çdo dy vjet ligji e bën të qartë që ka nevojë për indeksim për inflacionin. Diskutimi real duhet të jetë për një nevojë për analizë të fortë për 10 vitet e reformës: a ka sot procese gjyqësore që zvarriten, a ka vakanca që duhen adresuar, a ka sot zgjatje të afateve të qëndrimit në detyrë të krerëve të gjykatave dhe prokurorive, a ka drejtësi cilësore për qytetarët.
Nuk duhet të ketë sot zvarritje dhe qytetarët duhet të marrin drejtësi; një drejtësi e vonuar është e mohuar. Këtë mund ta pësojë një qytetar në paraburgim dhe nuk ka vendim gjykate apo pafajësie që të kthejë pas kohën e mohuar të një qytetari.
Këto janë çështje reale që gjyqësori duhet t’i flasë sot. Qeveria e ka treguar mbështetjen. Sot gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon, paga të barabarta me një vend anëtar të BE-së, konkretisht Greqinë. Pagat e gjyqtarëve janë dinjitoze, duke marrë parasysh edhe kontekstin e pagave, dhe besimi i qytetarëve te drejtësia është kyç dhe nuk duhet të cenohet nga diskutime të vogla për një mision të madh.
Unë respektoj ndarjen e pushteteve, por më e rëndësishme është llogaridhënia. Kjo është në funksion të forcimit të demokracisë. Çdo zyrtar shqiptar duhet të japë llogari para qytetarit. Paraburgimi është padrejtësi e shtuar ndaj qytetarëve dhe kur kjo përforcohet nga Këshilli i Europës, kur kemi një stok çështjesh që nuk po shqyrtohen nga gjyqtarët, këto janë çështjet reale që duhen diskutuar. Kjo duhet të jetë ajo," deklaroi Lamallari./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Rama ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gj...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese do të votojë pro Beli...
Foto ilustruse TIRANË- Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ndodhet në Tiranë...
Foto ilustruse TIRANË- Qeveria ka miratuar ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier. Në njoftimin e Qeverisë bëhet e di...
Erion Veliaj TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për p&e...
Foto ilustruse TIRANË- Qeveria i ka propozuar Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës t...
foto ilustuese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh që parashikon indeksimin me 2.5% të pagave dhe ...
Edi Rama, Belinda Balluku TIRANË- Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në orën 11:00 për të shqyrtuar &ccedi...
Jola Hysaj DURRËS: Pedagogia Jola Hysaj, ka shpërndarë pamje nga rrugët e përmbytura të Durrësit. Në një post...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk do të bëhet pjesë e asnjë ndër...