LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD është shpresa dhe besimi i shqiptarëve! Ne dhe Fideszi në Hungari, jemi në këto përmasa

Ai tha se vendi është në rrethanat kur miliardat e drogës dhe hanxharët e krimit shndërrohen në votë.

6 Shkurt 2026, 19:16 Nga E.d
Berisha: PD është shpresa dhe besimi i shqiptarëve! Ne dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se PD është shpresa dhe besimi i shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në foltoren me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha u shpreh se opozita është forca politike e dytë në të gjitha vendet ish-komuniste.

Ai tha se vendi është në rrethanat kur miliardat e drogës dhe hanxharët e krimit shndërrohen në votë. Sipas tij vota shndërrohet në vjedhje dhe milionat e vjedhura shndërrohen në mashtrim.

Sali Berisha: Por, po e injorojmë komplet çështjen e zgjedhjeve. Për një moment, të mendojmë se ato ishin normale. Por një qeveri që i vjedh qytetarët, që kapet duke vjedhur dhe që në vend të përdorë ligjin, ndëshkimin, bën mburojë mandatet dhe imunitetit, që në atë moment ajo është qeveri që duhet rrëzuar, ajo është qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet, pavarësisht se ka dalë nga zgjedhje të lira. Pra, janë dy gjëra, të cilat çdo qeveri e bëjnë të paligjshme. E bën të paligjshme vota, farsa elektorale. Po kaq të paligjshme e bën vjedhja e qytetarëve. Po u kujtoj një gjë këtu. Në vitin 1997, këta ia dolën, i thonë qytetarëve që qeveria ka marrë paratë tuaja nga skemat dhe i ka vendosur në buxhet. I ka vjedhur qeveria. Shumica e qytetarëve e besuan dhe unë e realizova që ata e kanë besuar këtë gjë.

Çfarë bëra? Unë u thashë bashkëpunëtorëve të mi, tani o miq, ne nuk mund të qeverisim asnjë ditë qytetarë që besojnë, që mendojnë se i kemi vjedhur. Duhet të hapim rrugën, absolutisht ua them unë, duhet të hapim rrugën, të hetohemi, të faktohet që nuk kemi prekur një qindarkë kurrën e kurrës, t’i merrnim ne paratë e skemave dhe t’i fusim në buxhet, dhe pastaj po na pranuan shqiptarët, ne qëndrojmë opozitë dhe rikthehemi.
Dhe koha provoi, sado i dhimbshëm, sado i rrezikshëm, sado me pasoja, ishte vendim i drejtë. Qytetarët e kuptuan më vonë se ne nuk kishim marrë asnjë qindarkë.

Kurse këta kanë vjedhur miliarda, janë faktuar me dosje, me prokurori dhe të gjitha dhe thonë jo, nuk do të na hetoni dot, nuk përgjigjemi, ligji nuk është gjë për ne, ne jemi mbi ligjin. Nuk do i durojmë ne kështu. Ndaj dhe ne, në misionin tonë, këta do t’i çojmë atje ku e kanë vendin. Ia kam thënë Edi Ramës, i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë absolute, aq sa arritën të shpëtojnë Enver Hoxhën pa e zvarritur nga piedestali i tij bandat dhe kriminelët, aq do të shpëtojnë ty. Sepse ka një popull të cilit ti i shkelmon votën. Ka një popull që ti e plaçkit! Tani ti, këtij populli i thua do të vazhdoj të të plaçkis prapë. Jo, prandaj dhe ne jemi në misionin më të rëndësishëm sot. Jemi në një mision më të rëndësishmin që kemi pasur nga themelimi gjer sot. Më të vështirë, por të sigurt drejt fitores.

Dhe njëherë, ju jeni anëtarë, anetare me stazh, me vite dhe të rinj në PD. Por, le të rikujtojmë historinë pak. Në momentet më kritike, kur menduan se na arkivuan në histori, ne përkundrazi u ngritëm dhe sot jemi forca politike e dytë në të gjitha vendet ish-komuniste me këto përmasa që kemi ne. Është Fideszi në Hungari, jemi ne në Shqipëri.
Dhe u garantoj se vetëm se ju me guxim keni mbrojtur idealet tuaja të drejta dhe të ndershme. Asnjë shkak tjetër. Ju u keni qëndruar besnikë idealeve tuaja. U keni qëndruar besnikë të vërtetave. Keni mbrojtur ato të vërteta, të cilat e kanë bërë të pamposhtur këtë parti. Po. Keni guxuar në të gjitha momentet kritike të qëndroni në anën e të vërtetës. Ndaj dhe kemi fituar.

Imagjinoni pak, një javë pas themelimit, shpallëm para shqiptarëve dhe botës, çështja kombëtare ylli ynë polar. E kuptoni ju që shqiptarët ishin të pushtuar në të gjitha anët, përveçse në Shqipëri, se çfarë tronditjesh krijoi ajo. Po ne në qoftë se nuk mbronim këtë parim, nuk duhej të ekzistonim. Ama sot ku është çështja kombëtare? Kthehuni pak mbrapa ku ishte dhe ku është sot. Dhe mund të marr shumë të tjera. Ndaj dhe në zgjedhjet e kaluara, pati parti të tjera, jemi opozitare, thanë. Këta janë të vjetër. Por shqiptarët ne na votuan. Në vende të tjera nuk ka ndodhur. Në vende të tjera edhe parti në qeveri janë shuar. E them këtë për të qenë të vetëdijshëm se shqiptarët besimin, shpresën e kanë tek ne.

Ne jemi shpresa e tyre. Ku ta gjejmë shpresën? Shpresa është PD. Shpresa është opozita shqiptare. Jemi në kushte, rrethana të tilla, kur miliardat e drogës, hanxharët e krimit shndërrohen në votë. Vota shndërrohet në drogë dhe krim. Jemi në rrethana të tilla kur vjedhjet monstruoze të qindra milionë, të miliardave, shndërrohen në votë. Vota shndërrohet në vjedhje. Shikoni si i mbrojnë ata që janë në parlament Lubi Ballukun, Edi Ramën e me radhë. E treta, tmerrësisht problematike, jemi në kushtet kur milionat e vjedhura shndërrohen në mashtrim. Mashtrimi në votë dhe vota në mashtrim dhe miliona të tjera./Dosja.al

sali berisha opozita foltore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet