LIVE UPDATES
Politike

"Rama do të ketë fatin e diktatorit Noriega," Berisha: 4 mandate në Ballkan do të thotë që je i lidhur kokë e këmbë me krimin! Samiti në Tiranë ishte një takim i lobuar dhe fort i paguar

Berisha tha se prokurorja e SHBA solli mesazhin në Shqipëri që të luftohen këto kartele. Sipas tij të vërtetat po dalin në shesh.

29 Maj 2025, 22:24 Nga N.F
"Rama do të ketë fatin e diktatorit Noriega," Berisha: 4
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e ish-diktatorit Noriega. Berisha në një intervistë në emisioni "Debat" në A2 CNN u shpreh se se Noriega bëri 35 vite burg në SHBA. Më tej ai theksoi se ish-diktatori u dënua përjetë nga Franca edhe pse e kishte nderuar me urdhrin më të lartë, atë të Legjionit të Nderit.

“Ka qenë një narkodiktator i Amerikës së Jugut Noriega u bë aq problem për SHBA sa Xhorxh Bush dërgoi marinsat dhe mezi e gjetën. Noriega i shpëtoi karriges elektrike, por u dënua shumë vite dhe pasi bëri 35 vite në SHBA e dënoi dhe Franca përjetë, por Franca i kishte dhënë dekoratën e legjionit të nderit. Nuk është çudi që “Ramaduro” do ketë fatin e Noriegës”, tha Berisha.

Ai shtoi se presidenti amerikan, Donald Trump shpalli kartelet e drogës si terroriste dhe sipas tij ato tashmë janë në vendin tonë jo vetëm në Meksikë e Kolumbi. Berisha tha se prokurorja e SHBA solli mesazhin në Shqipëri që të luftohen këto kartele. Sipas tij të vërtetat po dalin në shesh.

“Presidenti Trump shpalli kartelet grupe terroriste dhe urdhëoi të goditet Sinaloa se vrau një marins. Ka një ndryshim tjetër se kur lexonin këtu fëmijët në shkollë karteli shkonte në Meksikë Kolumbi, tani jo, drejt e në Shqipëri. Prokurorja e SHBA solli mesazhin; luftoni kartelet, ka kartele në Shqipëri. Gradualisht po dalin të vërtetat në shesh. Kjo është vetëm një fazë, faza tjetër është zgjidhja që duhet të marrin problemet”, tha ai.

Berisha u pyet edhe për samitin e 16 majit që u mbajt në Tiranë teksa theksoi se ishte produkt lobimi. Sa i përket urimeve për fitoren e Ramës nga liderët evropainë ai theksoi se shin ironi. Sipas tij 4 mandate në Ballkan tregojnë se ai i lidhur me krimin është qeveria.

“Ai samit ishte produkt lobimi. Ajo ishte ironi. Të flasësh për 4 mandate në Ballkan do të thotë që je i lidhur kokë e këmbë me krimin. Ai ishte një takim i lobuar fort i paguar dhe i caktuar shumë para zgjedhjeve madje Rama e kishte caktuar në 12. Ne nuk u përziemë. Asnjë urim që iu bë nuk ka vlerë për zgjedhjet se zgjedhjet kanë procedurën e tyre," shtoi ai.

Sipas Berishës ndërkombëtarët që vëzhguan zgjedhjet deklaruan se në 5 qytete kishte prani krimi dhe shteti përdori resurset e tij, ndërsa gara ishte e pabarabartë.

"Ata që i panë zgjedhjet i shkruan të gjitha se në 5 qytete kishte prani krimi dhe mori pjesë shteti përdori resurset gara ishte e pabarabartë, u përdorën kanabis, punësime, pensione të gjitha për vota. Aty ka një kapitull se kurrë ndonjëherë nuk kam lexuar një raport të OSBE ODIHR një raport që tua kushtojë mediave, i nxjerrin 90% të rreshtuara me qeverinë dhe më e rënda që është shenja klasike e diktaturës është autocensuar,” theksoi Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje