Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Berishës, zgjedhjet si një garë e hapur shndërrohen në farsë në çdo vend dhe çdo rast kur shteti shndërrohet në "shtet elektoral”
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme edhe lidhur me operacionin "Ura" ku u lëshuan 52 urdhërarreste me urdhër të SPAK.
I ftuar në studion e “Debat” në A2 CNN, Berisha deklaroi se kryeprokurori Altin Dumani "e mbajti në xhep" 22 ditë dosjen “Ura”. Ai tha më tej se të gjitha ata që kishin urdhërarreste arritën të largohen nga vendi dhe se vetëm 11 persona u prangosën.
“Dikush më thotë, por duhet vërtetuar kjo, se urdhërarrestet që vijnë nga jashtë, masat zbatohen dhe pastaj përkthehet dosja. Por, edhe po të kërkonte përkthim, sot përkthehet shpejt me inteligjencë artificiale. Ndërsa Altin Dumani e mbajti në xhep 22 ditë. Nuk e ekzekutoi. I shkoi në 30 prill nga Irena Gjoka dhe e ekzekutoi në 21 maj. Dhe faktikisht, të gjithë ata u larguan përveç njërit. Vetëm 11 janë arrestuar nga 52 urdhërarreste dhe asnjëri prej të arrestuarve nuk është drejtues karteli”, tha Berisha.
Sipas Berishës, zgjedhjet si një garë e hapur shndërrohen në farsë në çdo vend dhe çdo rast kur shteti shndërrohet në "shtet elektoral”. Ai akuzoi Ramën se po shtyp pluralizmin duke përdorur institucionet.
“Kur shteti me administratë 200 mijë vetë, që ka 8 miliardë buxhet, që ka dhjetëra mijëra zyra... nëse mobilizon të gjithë këto potenciale për garë, garë nuk ka. 11 dië para datës së votimit, në Valencia 82 parti politike votuan një rezolutë ku shprehen se Edi Rama po shtyp pluralizmin duke përdorur institucionet, ka kapur drejtësinë, po blen vota me lekë, po blen vota me kanabis. Rezolutat kishin vlerë se sensibilizuan komunitetin ndërkombëtar. Vetë komuniteti ndërkombëtar ka pasur vëzhguesit e tij. Ne arritëm që ta bënim këtë farsë elektorale si farsë të paralajmëruar”, shtoi më tej Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit teksa theksoi se portin e Durrës...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit...
jorida tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur sonte lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka theksuar se opozita ...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket...
rama, von der leyen GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit &ld...
thaçi dhe ish-kreret e uck KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të UÇ...
albana vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur sot lidhur me pjesëmarrjen e saj në takimin e Asambles&e...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi n&eu...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në list...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur. ...