Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon, Berishës i hiqet 'non grata' nga SHBA, kreu i PD: U krye
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë edhe me Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli.

TIRANË- Ka nisur seanca e radhës në Kuvend. Në rend dite në këtë seancë është parashikuar zhvillimi i gjashtë interpelancave. Interpelancat e parë nis me Ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, e cila është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë edhe me Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli.
Ndërkohë edhe deputeti Agron Shehaj ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama lidhur me koncesionin “Për projektimin, ndërtmin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar”. Në interpelancë është thirrur edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nga demokrati Eno Bozdo. Gjithashtu Agron Shehaj e Erald Kapri kanë kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministrin e Financave Petrit Malaj.
Kjo seancë vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 12 ditësh radhazi në disa qytete të vendit. Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj klasës politike në tërësi.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.
7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al
TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Kuvend me pankarta me vete. Siç shihet edhe në foto, demokrat...
KOSOVË- Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidat&e...
foto ilustruese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare. Në rend dite është para...
TIRANË- Një mesazh i shpërndarë nga strukturat e Partisë Socialiste për organizimin e aktivitetit me rastin e 35-vjetorit t...
TIRANË- Qeveria shqiptare është vënë nën alarm pasi dyshon se biznesmeni Behgjet Pacolli mund t'i ketë ngarkuar detyrime t&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me një video të postuar nga protesta sot në Tiranë, ku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale, në lidhje me protesat kundër Zvë...
Foto ilustruse FRANCA- Radio France i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me protestat masive ...
Kuvendi RMV MAQEDONI- Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhë...
Protestat në Shqipëri u bënë të njohura si Revolucioni i Flamingove. Tensionet verbale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe a...