Dita e 11-të e protestave/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Në qendër të tyre janë protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik luksoz në jug të vendit, për të cilat Rama akuzoi Iranin për ndikim përmes narrativëve dezinformues, ndërsa pala iraniane tha se ai po e përdor atë për të justifikuar pakënaqësitë e brendshme.
Tensionet verbale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe autoriteteve iraniane u ashpërsuan me shkëmbime të reja akuzash për ndërhyrje dhe propagandë.
Në qendër të tyre janë protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik luksoz në jug të vendit, për të cilat Rama akuzoi Iranin për ndikim përmes narrativëve dezinformues, ndërsa pala iraniane tha se ai po e përdor atë për të justifikuar pakënaqësitë e brendshme.
“Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër Qeverisë së tyre, ta kritikojnë kryeministrin e tyre, të kërkojnë drejtësi dhe të bëjnë thirrje për zgjedhje pa frikën e burgosjes”, shkroi Rama në platformën X më 10 qershor.
“A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni?”, pyeti ai, duke iu drejtuar zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei.
Ky i fundit, një ditë më herët, i bëri thirrje Ramës “të qetësohet” dhe të dëgjojë kërkesat e popullit të tij.
Shoqëruar me një video nga protestat në Tiranë, Baqaei shpërndau edhe thirrjet e protestuesve në shqip: “Jo korrupsionit!”, “Duam drejtësi!” dhe “Rama ik!”.
Si nisi?
Debati mes palëve nisi në fillim të javës, kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi në një konferencë për media se autoritetet shqiptare po shmangin shqetësimet e qytetarëve dhe po përpiqen ta zhvendosin debatin, duke akuzuar Iranin për dezinformim.
Paraprakisht, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin për përfshirje në “luftë hibride” kundër një projekti investimi në Shqipëri - i planifikuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump - me vlerë rreth 4 miliardë euro.
Në një intervistë për gazetën amerikane Politico, ai tha se fushata e dezinformimit lidhet me narrativë të rremë dhe të rrezikshëm, përfshirë pretendime se projekti mund të përfshijë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.
Baqaei - vendi i të cilit është në luftë me SHBA-në dhe Izraelin - u shpreh se populli shqiptar është mjaftueshëm i mprehtë për të mos i besuar këto pretendime - sipas tij “qesharake”.
Kush dhe pse proteston?
Prej ditësh, mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë kundër projektit turistik të planifikuar nga Kushner, duke kërkuar anulimin e tij për shkak të ndikimit të mundshëm në një zonë të mbrojtur, ku jetojnë flamingo, foka dhe breshka deti.
Protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, nisën më 30 prill, pasi një pjesë e vijës bregdetare në Zvërnec, pranë Vlorës, u rrethua dhe u vu nën kontroll privat sigurie.
Zona, dikur e mbrojtur, së bashku me ishullin e Sazanit, është përfshirë në projektin e Kushnerit për zhvillimin e një destinacioni turistik luksoz.
Kompania e tij, Affinity Partners, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se i respekton të gjitha proceset institucionale, por kundërshtarët ngrenë shqetësime për mungesë transparence dhe rrezik mjedisor.
Rama: Populli shqiptar di të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra
Në replikën e tij ndaj zëdhënësit iranian, Rama - i cili e mbron projektin turistik si pjesë të strategjisë për zhvillimin ekonomik të vendit - tha se “populli shqiptar është mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra”.
Ai akuzoi Iranin për përdorimin e profileve dhe videove të rreme për të krijuar konfuzion në opinionin publik.
Baqaei i hodhi poshtë këto akuza dhe deklaroi se nëse Shqipëria zgjedh të “shesë sovranitetin e saj”, kjo është çështje e saj.
Në përgjigje, Rama theksoi se Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një shtet që, sipas tij, ka qenë i përfshirë në sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.
Ai rikujtoi se ishin pikërisht këto incidente që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 2022.
“... sepse, pavarësisht dallimeve që mund të ketë mes nesh si shqiptarë, ne të gjithë jemi të qartë dhe të bashkuar në qëndrimin se çdo lloj regjimi që e mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri, është armik i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim. Dhe i juaji është më i keqi - një shtet terrorist sipas përkufizimit”, shkroi Rama në X.
Qiriazi: Irani shfrytëzon protestat për dezinformim dhe përçarje
Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Redion Qiriazi, i cilëson zhvillimet si një kombinim mes protestave të brendshme legjitime dhe një fushate të jashtme dezinformimi, ku përfshihet edhe Irani.
Sipas tij, aktorë të lidhur me Teheranin po shfrytëzojnë situatën për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të nxitur përçarje të brendshme.
Ai thekson se kjo nuk është një krizë e shkaktuar nga jashtë, por një moment i brendshëm që po manipulohet nga kundërshtarë gjeopolitikë.
“Nuk do të thosha që lufta hibride ka shkaktuar protestën, por do të thosha se zhvillimi i protestës ka sjellë nevojën për kundërshtarët politikë të Shqipërisë, si Irani, për ta dëmtuar akoma më shumë Shqipërinë”, thotë Qiriazi për Radion Evropa e Lirë.
Ai kujton se Irani ka ndjekur prej vitesh një strategji të qëndrueshme të luftës kibernetike ndaj Shqipërisë, përfshirë sulme që kanë paralizuar institucione kyç shtetërore.
Ai përmend grupe si “Homeland Justice”, të cilat kanë publikuar materiale të manipuluara dhe përmbajtje të rreme për të krijuar perceptimin e një krize të thellë në vend.
Po ashtu, sipas tij, përdoren rrjete botesh dhe profile të rreme që përhapin narrativë konspirativë dhe përpiqen ta devijojnë debatin publik.
Qiriazi thekson se mediat shtetërore iraniane i kanë amplifikuar këta narrativë, duke i paraqitur protestat si destabilizim antiperëndimor.
Ai paralajmëron se qëllimi kryesor është minimi i besimit publik dhe dëmtimi i pozicionit të Shqipërisë si vend properëndimor.
Sipas tij, rreziku nuk është domosdoshmërisht i menjëhershëm, por i vazhdueshëm dhe potencialisht mund të përshkallëzohet edhe në sulme të reja kibernetike.
“Retorika e këtyre ditëve ka të ngjarë të nisë sulme të reja kibernetike kundër Shqipërisë, ose të vijojë qasjen strategjike të Iranit për të diskredituar edhe më shumë imazhin e vendit tonë”, thotë Qiriazi.
Qiriazi, po ashtu, paralajmëron se etiketimi i protestuesve si “agjentë të huaj” nga ana e Qeverisë shqiptare mund të ketë efekt të kundërt, duke thelluar ndarjet sociale dhe politike.
Rama, në disa raste, i ka përshkruar protestuesit si të manipuluar nga agjentë të huaj dhe i ka tallur ata përmes gjesteve teatrale.
“Nëse Qeveria nuk e trajton me kujdes mënyrën se si i etiketon qytetarët e vet, mund të prodhojë një efekt, ku në vend që t’i zbusë protestat, të nxisë akoma edhe më shumë zemërimin qytetar”, thotë Qiriazi.
“Detyra e Qeverisë është t’i targetojë kundërshtarët e Shqipërisë, pa i përbaltur, pa i përbuzur dhe pa i etiketuar si armiq të vendit ata protestues që ekzektojnë liritë dhe të drejtat e tyre themelore për të përkrahur një kauzë të caktuar”, përfundon eksperti i sigurisë./REL
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kritikoi ashpër politikat e qeverisë për mjedisin dhe trash&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se lëvizja për largimin e Edi Ramës ka një karakt...
Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg u është përgjigjur komenteve që ka marrë n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Par...
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjy...
TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur n&e...
Edi Rama, Esmaeil Baqaei TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë s...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar se se do ta vazhdojë projektin e lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-s...
GJERMANI- Angela Merkel e di shumë mirë këtë: Ish-Kancelarja, e cila ishte në detyrë deri në vitin 2021, u kritikua va...