Dita e 11-të e protestave/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Shkëndija e këtij debati ishte reagimi i BDI-së lidhur me një vizitë të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, në Institutin e Shëndetit Publik.
MAQEDONI- Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhën serbe në Kumanovë kanë shkaktuar një përplasje të re mes parive në RMV, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe koalicionit VLEN.
Shkëndija e këtij debati ishte reagimi i BDI-së lidhur me një vizitë të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, në Institutin e Shëndetit Publik. Partia opozitare pretendon se në këtë institucion ishte vendosur një mbishkrim vetëm në gjuhën maqedonase, duke e konsideruar këtë në shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas BDI-së, kjo është një dëshmi e zbehjes së statusit të gjuhës shqipe, duke theksuar se gjatë qeverisjes së tyre, mbishkrimet atje kanë qenë dygjuhëshe, në përputhje me ligjin.
“Rasti i djeshëm, ku ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase, është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi. Për ironi, në të njëjtin institucion, gjatë kohës së qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbishkrimet ishin vendosur në dy gjuhë, në përputhje me ligjin dhe me frymën e barazisë institucionale”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Përfaqësuesi i VLEN, Afan Elezi, deklaroi se BDI nuk ka ofruar asnjë sqarim lidhur me dokumentin e publikuar, duke shtuar se heshtja e saj ngre pikëpyetje për përgjegjësinë politike në atë vendim.
Sipas tij, mbetet e paqartë pse BDI mbështeti atëherë përdorimin zyrtar të gjuhës serbe në Kumanovë, ndërsa sot kritikon kundërshtarët politikë për çështje që lidhen me përdorimin dhe statusin e gjuhës shqipe.
“Kanë kaluar 24 orë nga publikimi i dokumentit që dëshmon se pikërisht BDI-ja, në vitin 2010, kur ishte në kulmin e pushtetit, votoi për futjen e gjuhës serbe në përdorim zyrtar në Komunën e Kumanovës. Deri më tani, BDI nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë fakt. Nuk e mohuan dokumentin. Nuk e mohuan vendimin. Nuk e mohuan votën e tyre. Zgjodhën heshtjen”, tha Elezi./Dosja.al
Protestat në Shqipëri u bënë të njohura si Revolucioni i Flamingove. Tensionet verbale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kritikoi ashpër politikat e qeverisë për mjedisin dhe trash&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se lëvizja për largimin e Edi Ramës ka një karakt...
Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg u është përgjigjur komenteve që ka marrë n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Par...
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjy...
TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur n&e...
Edi Rama, Esmaeil Baqaei TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë s...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar se se do ta vazhdojë projektin e lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-s...