LIVE UPDATES
Politike

Protesta te Kuvendi/ Berisha: Mbi 90% e mediave, si repart ushtarak vendosën titull, thirrjen barbare kundër opozitës

Gjatë fjalës para qytetarëve, Berisha theksoi se mediat sulmuan opozitën me thirrjen që Rama u bëri qytetarëve. 

9 Qershor 2024, 21:01 Nga I.A
Protesta te Kuvendi/ Berisha: Mbi 90% e mediave, si repart ushtarak
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protesta që u zhvillua nga opozita para Kuvendit duke kritikuar mediat që nuk e kanë raportuar. Gjatë fjalës para qytetarëve, Berisha theksoi se mediat sulmuan opozitën me thirrjen që Rama u bëri qytetarëve. 

"Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare. Mafia shtetërore shqiptare me në krye Edi Ramën. Narkoregjimi i tij ka bërë ndaj nesh çdo provokim. Ka ndërmarrë ndaj nesh çdo akt poshtërues të pamerituar. Ka kryer ndaj nesh gjenocid masiv dhe shpopullim të Shqipërisë. Ka nxirë emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën. Ka vendosur mbi qytetarët vellon e zezë të censurës dhe mashtrimit. Ka vendosur nën kontroll jo vetëm drejtësinë e cila sillet me zamanët e saj, njëlloj si dikur në kohërat më të egra të diktaturës.

Ka vendosur në kontroll institucione të tjera, mediat pa të cilat nuk ka kurrë demokraci. Miqtë e mi! Me dhimbje ua them, po vetëm tre ditë më parë kur Edi Rama kreu i meduzës së krimit të organizuar dhe mafias në Shqipëri, kur Edi Rama ortaku i McGonigalit, Pëllumb Gjokës, Troplinëve, Ndokëve, Rrajave, Çelëve e të tjerë, shfryu kundër deputetëve të PD-së në parlament dhe protestës tuaj, i shkatërroni me votë. A mund të imagjinoni ju se në zinxhir 90% të medieve vendosën titullin e diktuar nga zyra e kryeministrisë, e kryehajdutit, e kryekriminelet, e kryetrafikantit të vendit Edi Rama; i shkatërroni opozitën dhe kjo ishte.

Në vend që ti përvisheshin narkodiktatorit për sulmin e shpëlarë ndaj qëndrestarëve opozitarë në rrugë dhe parlament përcillnin si repart ushtarak, thirrjen barbare të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama. U ndala në këtë prap jo për të thënë diçka që nuk e dinit, por thjeshtë për të theksuar se sa jetike, sa rëndësi të jashtëzakonshme ka qëndresa juaj, ka qëndresa qytetare në këtë kohë.Sot më shumë se kurrë, Shqipëria na fton për sakrifica. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria në thërret të ndihemi si bijat dhe bijtë e saj. Sot më shumë se kurrë, e vërteta na fton të luftojmë dhe sakrifikojmë për të. Sot më shumë se kurrë, me zemërimin tonë, revoltën tonë, duhet të përmbysim narkoshtetin, qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj