9 Qershor 2024, 20:48
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesën masivisht në prostestën që do zhvillohet ditën e hënë në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë. Më tej Berisha u shpreh se Tirana nesër proteston me të vërtetë për ekzistencën e shqiptarëve si komb i lirë, për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve dhe qëndrestarë të pamposhtur, oratorëve të parlamentit të lirisë që me fjalët dhe mendimet e tyre ndriçojnë zemrat dhe mendjet e shqiptarëve në këtë kohë velloje censure të tmerrshme mbi ata. Miqtë e mi!
Nesër është një ditë e re qëndrese.
Nesër Tirana proteston me mosbindje civile tek njëri nga simbolet më të shëmtuara të shtetit shqiptar. Proteston kundër njërit prej monstrave të shtetit kleptokratik, të diktaturës së bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Proteston me të vërtetë për ekzistencën e shqiptarëve si komb i lirë, për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Proteston për të firmosur një drejtim tjetër të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të ndërprerë sundimin e egër të mafias së drogës, krimit dhe vjedhjes mbi ta. Për të ndërprerë rrokullisjen e kombit si asnjëherë tjetër në shekuj dhe mijëvjeçarë në honet e tmerrshme të shpopullimit masiv të Shqipërisë. Protesto në fakt, në thelb për ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta," tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 Qershor 2024, 18:32
I.A
Massimo D’Alema
TIRANË- Ish kryeministri Italian Massimo D’Alema është filmuar gjatë ditës së sotme duke udh...
Politike
9 Qershor 2024, 17:22
r.ll
igli hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis nesër vizitat zyrtare në Suedi dhe Finland&eu...
Politike
9 Qershor 2024, 13:48
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur së fundmi se qeveria po përdor një skem&eum...
Politike
9 Qershor 2024, 12:45
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për portalin Lideri.mk, ë...
Politike
9 Qershor 2024, 11:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryemin...
Politike
9 Qershor 2024, 11:40
r.ll
votimet
KURBIN- Ditën e sotme po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në qytetin...
Politike
8 Qershor 2024, 21:46
r.ll
dorian teliti
TIRANË- Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka publikuar politikat dhe masat kryesore që do ndë...
Politike
8 Qershor 2024, 21:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehursonte se sistemit E-Gates dhe TIMS janë sisteme t...
Politike
8 Qershor 2024, 20:56
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij ka lexuar sonte një dokument të sistemit ...
Politike
8 Qershor 2024, 20:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e mbajtur përpara qytetarëve, deklaroi se gjatë qeverisje...