Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Berisha tha se e marta është dita në të cilën mosbindja civile e qytetarëve të Tiranës "do të shembë monumentin e vjedhjes së qytetarëve nga kreu i hajdutëve të Tiranës, që ka uzurpuar shtëpinë e parë të kryeqytetit."
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij në tubimin tashmë të përnatshëm ka folur për protestën që do të mbahet të martën.
Berisha tha se e marta është dita në të cilën mosbindja civile "do të shembë monumentin e vjedhjes së qytetarëve nga kreu i hajdutëve të Tiranës, që ka uzurpuar shtëpinë e parë të kryeqytetit."
Sipas ish-kryeministrit, beteja për çlirimin e kryeqytetit është beteja më jetike për dinjitetin e një kombi.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të vërtetë të dinjitetit dhe lirisë. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që me fjalën e tyre këtu në parlamentin e lirisë përcjellin mesazhet e të vërtetës, guximit dhe shpresës në të katër anët e shqiptarëve.
Që me fjalën e tyre çajnë vellon e zezë të censurës së narkoshtetit dhe u thonë shqiptarëve të vërtetat thelbësore, jetike të tyre.
Të dashur miq! Kjo betejë është një betejë e shenjtë aq sa ç’është liria dhe dinjiteti për njeriun. Aq sa është liria e dinjiteti për një shoqëri dhe për një komb. Të martën ne kemi ditën tjetër, ditën e madhe, në të cilën mosbindja civile e qytetarëve të Tiranës do të shembë monumentin më të shëmtuar të vjedhjes së qytetarëve nga kreu i hajdutëve të Tiranës, që ka uzurpuar shtëpinë e parë të kryeqytetit.
Miqtë e mi, nuk ka betejë më jetike për dinjitetin e një kombi se sa beteja për çlirimin e kryeqytetit. Se sa beteja për shembjen e monumentit të shëmtuar të korrupsionit dhe krimit në sheshin Skënderbej. Se sa beteja për përzënien e një kryevjedhësi, i cili i zhveshur nga çdo normë morali njerëzor, i pangopur në vjedhjet e tij ndaj qytetarëve, vendosi modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve të qytetarëve të Tiranës.
Në këtë model, Erion hajduti zhduku 130 milionë euro të djegësit të Tiranës si në asnjë vend tjetër të Europës dhe të botës. Paratë shqiptarët i paguan. Ky hajdut u mori atyre taksa tre herë më të larta se përpara. I detyroi të paguajnë 29 euro për ton, tarifën e djegies për tarifë depozitimi. Ky hajdut për kompaninë e tij, detyroi dheun e çdo themeli që hapet, inerte, zhavorret, të depozitohen në minierën e tij, në Sharrë me tarifa të cilat shkojnë rreth 50 milionë, 60 milionë euro në kontot e tij. Ky hajdut, ky njeri që nuk ka asgjë njerëzore në qenien e tij, krijoi kompaninë e tij me drejtorët hajna dhe shndërroi paratë e taksapaguesve në hotele luksoze me 5 yje. Në pallate me qindra e qindra apartamente.
Ky i pashpirt u shndërrua në një tërmet të vërtetë për qytetin. Prishi me ndërmarrjet e tij dhjetëra e dhjetëra pallate.
Grabiti dhjetëra e dhjetëra milionë euro po me këto ndërmarrje, gjoja për ndërtimin e tyre. Ndërkohë që ndërtoi me gjoba me kompanitë e ndërtimit.
edi rama, erion veliaj TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë ishte kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti,...
belinda balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur ditën e sotme në seancën ple...
belind kelliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka komentuar ditën e sotme thirrjen dhe paraqi...
agron shehaj, ulsi manja TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti Ag...
edi rama GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar për vizitën e kryeministrit Edi Rama që pritet të zhvillojë më 12 m...
Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fja...
Meta TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në li...
Foto Ilustruese TIRANË- Mazhoranca dhe opozita pritet të rikthejnë për diskutim rishikimin e Reformës në Drejtësi pasi g...
Dashnor Sula dhe Erion Braçe TIRANA- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka mbrojtur projektligjin për Albcontrol, teksa theksoi se ...
Edi Rama dhe Ali Ahmeti Dekorimi i Ali Ahmetit si qytetar nderi i Tiranës sot ka bërë që qeveria shqiptare të jap mesazhin direkt ...