LIVE UPDATES
Politike

Protestat në Serbi/ Mesazhe për Kosovën po dominojnë në protestat kundër pushtetit në Beograd

Këto mesazhe për Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, dominuan gjatë një tubim antiqeveritar të mbajtur me thirrjen e lëvizjes protestuese studentore.

29 Qershor 2026, 22:43 Nga E.d
Protestat në Serbi/ Mesazhe për Kosovën po dominojnë në
Foto ilustruse

Nga “duart i keni të përgjakura” deri te zotimi për Kosovën. Mesazhe për Kosovën, me shoqërim të lahutave, jehonin nga sheshi i qytetit në Kraljevë, në Serbinë qendrore, rreth 100 kilometra larg kufirit me Kosovën.

Këto mesazhe për Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, dominuan gjatë një tubim antiqeveritar të mbajtur me thirrjen e lëvizjes protestuese studentore.

Më parë i akuzuar për korrupsion dhe për keqmenaxhim të shtetit, tani Qeveria serbe po kritikohet për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dyshoj se riciklimi i temave që kanë dominuar gjatë katër dekadave të fundit do të sjellë një të ardhme më të mirë apo madje sukses në zgjedhje, të cilat do t’i jepnin Serbisë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të tillë”, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë (REL) analisti ndërkombëtar, Kurt Bassuener.

Me këtë tubim u shënua Vidovdani, një festë fetare dhe shtetërore serbe në kujtim të betejës kundër ushtrisë osmane në Kosovë në shekullin e 14-të, kur ushtria serbe u mposht.

Grupi ombrellë “Studentët në bllokadë” nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me vendosjen e Kosovës në fokus të tubimit të Vidovdanit dhe mesazhet në Kralevë.

Ky tubim ishte edhe një në serinë e protestave ku kërkohet ndryshimi i Qeverisë në Serbi prej një viti e gjysmë, për shkak të vdekjes së 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad. 

Ndërkohë, kërkesave u është shtuar edhe thirrja për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat autoritetet deri tani nuk kanë pranuar që ta bëjnë. Një ditë para protestës për Vidovdan, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se do të jepte dorëheqjen brenda disa javësh.

Çfarë tregoi Vidovdani në Kralevë?

Në qytetin që u bë strehë për mijëra refugjatë serbë në vitin 1999, kur ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, të pranishmëve iu drejtuan disa folës nga Kosova.

Përveç shqetësimeve për integrimin në sistemin e Kosovës të institucioneve që kanë funksionuar në sistemin e Serbisë, u shprehën edhe kritika ndaj autoriteteve në Beograd.

Në tubim u shprehën vlerësime se integrimi i institucioneve serbe, si dhe ngritja e aktakuzave ndaj serbëve, nënkupton “zhdukjen e serbëve nga Kosova”.  U ngrit gjithashtu edhe pyetja se përse autoritetet në Beograd nuk ndërmarrin “masa reciproke në Serbi ndaj shqiptarëve”. Në tubim foli edhe deputetja në Kuvendin e Serbisë, Jellena Pavlloviç, e cila u prezantua si avokate nga Beogradi.

“Ky popull nuk do t’jua falë kurrë Marrëveshjen e Brukselit, atë të Uashingtonit, planin franko-gjerman dhe Marrëveshjen e Ohrit për dorëzimin e turpshëm të Kosovës, themelit të identitetit kombëtar, kulturor dhe shpirtëror të popullit serb”, tha ajo.

Pavlloviç vepron si deputete e pavarur, por deri vonë ka qenë pjesë e lëvizjes “Ne, forca e popullit”, të cilën e udhëheq Branimir Nestoroviç dhe në listën e së cilës ajo ishte zgjedhur.

Lëvizja parlamentare “Ne, forca e popullit” ka orientim të djathtë dhe prorus, ndërsa Nestoroviq është i njohur për teori konspirative. Deri tani, në tubimet studentore nuk kanë folur deputetë apo përfaqësues të opozitës në Serbi.

Studentët protestues nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it nëse me këtë është ndryshuar praktika e deritanishme, ndërsa disa liderë opozitarë që i mbështesin studentët e kritikuan faktin që Pavlloviq mbajti fjalim në tubimin studentor.

Ajo përmes një postimi në X vlerësoi se sulmi ndaj saj pas fjalimit në Kralevë është “provë e pakundërshtueshme se problemi juaj janë studentët, jo unë”.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i cili u kritikua në tubimin e Vidovdanit, është një nga kushtet që Serbia duhet të përmbushë për përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit janë arritur me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa Marrëveshja e Uashingtonit është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, Kurt Bassuener nga Këshilli për Demokratizimin e Politikave në Berlin shprehet skeptik lidhur me atë se sa Kosova dhe temat kombëtare përbëjnë motivin kryesor të protestave.

“Kosova nuk është ajo që i nxori njerëzit në rrugë në nëntor 2024. Edhe pse simbolika nacionaliste është bërë gjithnjë e më e pranishme në protesta, ajo rrallë ka qenë në plan të parë”, tha ai.

Manovër taktike apo shprehje autentike?

Bassuener tha se për të, animi i lëvizjes studentore nga e djathta është dukur gjithmonë i “papërshtatshëm” bazuar në kërkesat që protestuesit kishin sikurse llogaridhënia, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit të institucionalizuar.

Në fillim të protestave, studentët përdornin në sloganet e tyre shuplaka të përgjakura, duke u dërguar mesazh autoriteteve se “i kanë duart e përgjakura” për tragjedinë në Novi Sad.

Për t’i njohur institucionet evropiane me këto kërkesa, studentët organizuan edhe udhëtime me biçikleta dhe maratona deri në Strasburg dhe Bruksel. 

Megjithatë, në të njëjtën kohë, në protestat studentore në Serbi është parë shpesh flamuri me mesazhin se “nuk ka dorëzim të Kosovës” të vendosur në një hartë që e shfaq këtë shtet brenda kufijve të Serbisë.

Së fundi, studentët dolën edhe me një “Memorandum” në të cilin Kosova përmendet si “pjesë përbërëse e Serbisë”, gjë që ka ngritur debat në publikun që i mbështet.

Bassuener tha se pyetja është nëse devijimi i protestës studentore përfaqëson një shprehje autentike të lëvizjes, apo në çfarë mase mund të jetë një zgjedhje taktike. Ai e konsideroi se bëhet fjalë për një kombinim të të dy faktorëve, por që mbizotëron taktika.

“Pushteti dhe mediat proqeveritare përpiqen t’i paraqesin studentët si mercenarë të huaj dhe tradhtarë, madje edhe ‘ustashë’. Studentët kanë nevojë të tregojnë besueshmërinë e tyre ‘patriotike’”, tha ai.

Ai kujtoi se vendimi i opozitës që Vojsllav Koshtunica të udhëhiqte listën e Opozitës Demokratike të Serbisë – koalicion i partive opozitare në Serbi – kundër Sllobodan Millosheviç në vitin 2000 u bazua në një vlerësim të ngjashëm.

Por, edhe nëse bëhet fjalë për taktikë, Bassuener tha se pyetja mbetet se sa i mençur është ky hap.

“Javën e kaluar, një zyrtar i një shteti anëtar të BE-së më tha se ‘nuk ekziston alternativë e qëndrueshme’ ndaj Aleksandar Vuçiqit në politikën serbe”, shtoi ai.

Bassuener theksoi se BE-ja, edhe pse është disi më “kritike” ndaj Vuçiçit dhe gjithnjë e më e “zemëruar” me të, në thelb vazhdon ta mbështesë atë. Ai vlerësoi se në Bruksel dhe mes qeverive të shteteve anëtare të BE-së janë thellësisht të rrënjosura reflekset “legjitimiste” dhe një kujdes i madh ndaj marrjes së rrezikut.

“Dyshoj se narrativët që [në Kralevë] ishin në plan të parë do ta ndryshojnë këtë qëndrim të BE-së dhe bashkëbiseduesve të saj. E gjithë kjo duket shumë e kthyer nga e kaluara”, tha Bassuener. Përveç kësaj, ai theksoi se tema të tilla nacionaliste e dobësojnë edhe solidaritetin rajonal me studentët.

“Përfshirja e Novi Pazarit dhe solidariteti i ndërsjellë me atë qytet tregojnë një histori krejt tjetër. Megjithatë, mbetet e hapur pyetja se çfarë marrëdhënie do të kishte Serbia nën udhëheqjen e studentëve me fqinjët e saj”, shtoi ai. 

Përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, kushtet për përparim të mëtejshëm të Serbisë drejt BE-së janë sundimi i ligjit, liria e mediave dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL

serbia protesta kosova

Sondazh

Poll

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave