Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo deklaratë nga Presidenca e Kosovës vjen pasi Trump në ditën kur mori mandatin e presidentit nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politik.
KOSOVË- Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se asnjë nga vendimet e deritanishme të presidentit amerikan, Donald Trump “tani për tani, nuk e afektojnë negativisht Kosovën”. Këshilltari për media i presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se këtë konfirmim Kasanof e ka bërë gjatë takimit që ka pasur në Uashington me shefen stafit të Osmanit, Learta Hollaj.
Kjo deklaratë nga Presidenca e Kosovës vjen pasi Trump në ditën kur mori mandatin e presidentit nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politik.
Radio Evropa e Lirë më 21 janar ka pyetur Ambasadën amerikane në Prishtinë dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), nëse ky vendim do të ndikojë në ndonjë mënyrë në ndihmat e parapara për Kosovën, por nuk ka marrë përgjigje.
Në uebfaqen e USAID-it thuhet se, që nga viti 1999, mbi një miliard dollarë janë shpenzuar për zhvillimin e Kosovës. Aktualisht, USAD-i financon një sërë aktivitetesh në Kosovë, që përfshijnë mbështetje të reformave legjislative, përmirësimin e gjithpërfshirjes dhe llogaridhënies, ndihma për adresimin e sfidave të korrupsionit, ndihma për përmirësimin e konkurrencës tregtare e të tjera.
Ndihmat e tilla kanë vazhduar edhe gjatë kohës kur SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendime që kryesisht kanë të bëjnë me jetesën e serbëve në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele që funksionojnë sipas sistemit serb, etj.
Ndërkaq, në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca e Kosovës lidhur me këtë takim është thënë se Kasanof ka deklaruar se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarë të lartë amerikanë më herët kanë thënë se shpresojnë që ky proces të përfundojë me njohje të ndërsjellë, gjë që Kosova e kërkon. Por, Serbia ka kërkuar një lloj kompromisi, ku asnjëra palë nuk do të ishte fituese absolute apo humbëse absolute.
Hollaj, sipas njoftimit, me Kasanofin ka diskutuar edhe për dialogun strategjik Kosovë-SHBA, pritjet nga ky proces dhe fushat që do të mbuloheshin nga ky dialog. Më 10 janar, Osmani kishte deklaruar se Kosova dhe SHBA-ja shumë shpejt do të finalizojnë një marrëveshje për dialog strategjik mes dy vendeve, i cili, sipas saj, do të përfshijë fusha të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës.
Dialogu strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera është nivel i lartë diskutimi për thellimin e partneritetit. SHBA-ja udhëheq dialog strategjik me një numër vendesh, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Ndër vendet me të cilat SHBA-ja ka dialog strategjik janë: Maqedonia e Veriut, Lituania, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Austria, Polonia, Sllovenia, Moldavia, Greqia, Lihtenshtajni, Katari, Omani, Bahreini, Egjipti, etj./REL
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin shtesë prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendron ...
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjis&eum...
Mbledhja TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka mbledhur ditën e sotme trukturat shëndetësore n&...
aleksander vucic, donald trump SHBA- Donald Trump ka rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë pasi u betua si president i 47-t&...
zelenskyy, rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Gj...
Malaj TIRANË- Të ardhurat buxhetore vitin e kaluar shënuan rritje vjetore me 9%, teksa borxhi publik pritet të përmbyllet në ...
belinda balluku TIRANË- Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjith...
Asllan Dogjani TIRANË - Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka dalë nga ambjentet e GJKKO, aty ku u mbajt seanca paraprake ndaj tij, i cili ak...
Edi Rama DAVOS- Kryeministri Edi Rama u përfshi sot në debatin e zhvilluar në sesionin dedikuar zhvillimit të ...
Edi Rama DAVOS- Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në tryezën me tematikë “Mënyra se si do të udhëtojmë...