LIVE UPDATES
Politike

Pezullimi i Belinda Ballukut/ Rama në podcast: Ky është koncept absurd, Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim

Lideri i qeverisë tha se nësë gjykata e pezullon, ajo ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit dhe merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.

30 Nëntor 2025, 09:45 Nga E.d
Pezullimi i Belinda Ballukut/ Rama në podcast: Ky është koncept
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një gjykatës dhe një prokuror u bënë bashkë, kokë më kokë dhe pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se sipas Komisionit të Venecias, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë. Kjo pasi, një gjë e tillë sipas tij do të cënonte balancën e pushtetetve.

Lideri i qeverisë tha se nëse gjykata e pezullon, ajo ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit dhe merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit. Në fund, Rama tha se pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ, një funksionar publik të cilitdo nivel, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse. 

Fjala e Ramës

Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.

Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.

Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje. Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht: ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit. Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë: presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional, manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale. Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:

Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik. Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese. Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht: “Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.” Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje? Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!

Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër. Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë. Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike: Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren:n për qëllime politike, jashtë proporcionalitetit, dhe për të ndikuar ekzekutivin. Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.

Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik. Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut: Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra. Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është: joproporcionale në thelb, antidemokratike në frymë antikushtetuese në përmbajtje, nënshtrim i ekzekutivit, kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik, kundër ndarjes së pushteteve, kundër standardeve të Venecias, kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut

E pra, përfundimisht: Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut. Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:  me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë. E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë./Dosja.al

edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet