LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Një debat të vogël ose një mendim ndryshe në opozitë, mediat e shndërrojnë në çështje kryesore për të fshehur vjedhjet e qeverisë

Kreu demokrat akuzoi mediat se e zmadhojnë çdo debat të vogël brenda opozitës për të mbuluar skandalet dhe aferat e qeverisë, të cilat, sipas tij, kanë kosto miliona euro për qytetarët.

29 Nëntor 2025, 13:18 Nga M.L
Berisha: Një debat të vogël ose një mendim ndryshe në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se sfidat e opozitës nuk lidhen vetëm me dobësitë e saj të brendshme, por me klimën e rëndë politike që ai e cilëson si “narkodiktaturë”. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha tha se  shtypja e pluralizmit, kontrolli i mediave dhe censura kanë krijuar një gjendje apatie tek qytetarët, duke e bërë më të vështirë reagimin publik.

Berisha u ndal edhe te situata brenda PD-së, duke theksuar se analiza e brendshme u shty për shkak të pritjes së raportit ndërkombëtar për zgjedhjet, pasi sipas tij qeveria po përpiqej të ndikonte në ndryshimin e raportit paraprak të vëzhguesve.

Kreu demokrat akuzoi mediat se e zmadhojnë çdo debat të vogël brenda opozitës për të mbuluar skandalet dhe aferat e qeverisë, të cilat, sipas tij, kanë kosto miliona euro për qytetarët.

PJESË NGA DEKLARATA:

Nuk është se opozita nuk ka dobësi, por në kushtet e një narkodiktature, ju duhet të realizoni se, jo në çdo kohë ka disponibilitet për reagimin. I gjithë problemi është ky. Sot për fatin më të keq vrasja masive e shpresës nga narkodiktatura, shtypja e pluralizimit, dhe kontrolli pothuajse total i mediave, dhe censura, kanë bërë që njerëzit të kenë një apati.
Përsa i përket Partisë Demokratike. PD me vonesë për shkak të raportit ndërkombëtar për zgjedhjet i cili duhej të dilte patjetër sepse po bëheshin përpjekje të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin fillestar, dhe në rast se PD angazhohej në debatin e brendshëm, gjithçka i shkonte në interes Edi Ramës.

Shiko, ndiqni lajmet të cilat janë një fuqi e jashtëzakonshme. Çfarë ndodh? Një debat i vogël ndodh diku mes opozitës, ose një mendim ndryshe, gjëja më normale. Sesi studiot televizive e shndërrojnë në çështje kryesore, vetëm e vetëm për të maskuar dhe fshehur para qytetarëve aferat e mëdha, më kosto dhjetëra e qindra milionë eurosh, të taksave të tyre.
Kështu që nëse ky qëndrim u mbajt, u veprua drejt sepse qeveria po bënte gjithçka për të diktuar ndryshmin e raportit të vëzhguesve ndërkombëtar, dështoi në këtë përpjekje plotësisht.

Atëherë në do të bëjmë analizën tonë, dhe ju e çdo anëtar e mbështetës i PD është i ftuar të kontribuojë. Ju thoni se duhen të rinj. Unë jam 100% dakord me ty, vetëm se këta të rinj nuk zbresin nga qiellin, por duhet ti afrojmë ne, ti afroni ju, duhet ti afrojnë mbarë demokratët. Pra nëse hyjmë në këtë proces, dhe të hyjmë në këtë proces me vendimin se, secili nga ne do të kontribuojë në afrimin e vlerave më të arrira drejt PD-së. Ky do të ishte mendoj unë suksesi më i madh i analizës tonë./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet